Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Është koha e fundit tash”: Muhamet Hamiti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut dhe lidership të ri në LDK.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
24/06/2026
in Category
0
“Është koha e fundit tash”: Muhamet Hamiti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut dhe lidership të ri në LDK.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka kërkuar lidership të ri në parti.

Ai i ka cilësuar katastrofale rezultatet nën lidershipin e Lumir Abdixhikut.

“Është koha e fundit tash që LDK-ja të bëjë çmos që të ringrihet. Për këtë i duhet mendim për strategjinë që do të ndjekë për ta rifituar besimin e humbur të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë rënë pre e populizmit, për çka po paguajnë çmim të lartë. Prej pavarësisë, Kosova i ka punët më së keqi sot, në 5-6 vitet e fundit, prej kur sundon lideri populist i Vetëvendosjes majtiste, Albin Kurti.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur rënien dhe ka mbetur në këtë trajektore prej kur ka nisur t’u ngjajë partive të tjera, rivaleve të veta.”, tha ai ndër të tjera në postim.

Hamiti tha se LDK duhet të mbaj zgjedhje të brendshme dhe të nxjerr lidershipin e ri.

Postimi i plotë:

Për herë të fundit Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka fituar zgjedhjet nacionale në Kosovë në vitin e largët 2004, siç i kishte fituar të gjitha zgjedhjet paraprake nën drejtimin e liderit historik të LDK-së dhe të Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë në janar të vitit 2006. Nën drejtimin e tre kryetarëve të LDK-së mbas Rugovës, Fatmir Sejdiut, Isa Mustafës dhe Lumir Abdixhikut, LDK-ja ka dalë e dyta, në kohët e fundit e treta. Prej vitit 2001, në katër palë zgjedhje ka dalë e treta në zgjedhje. Ky është rezultat katastrofal për partinë e Ibrahim Rugovës.
Mbas përçarjeve në gjirin e saj, rëniet e mëdha të LDK-së kanë ndodhur më 2007 dhe më 2021. Një ringritje të shënueshme, por jo të mjaftueshme për të dalë e para në zgjedhje, LDK-ja e ka pasur më 2019. Erdhi pastaj dështimi i madh i 2021-shit, prej të cilit s’po ia del të ringrihet, për të keqen e vet dhe të Kosovës.
Këto janë evidenca për performancën e LDK-së që shumica e anëtarëve të saj e shohin të pakënaqshme. Brenga e tyre është fati i LDK-së dhe i Kosovës, e cila i ka pasur punët më mirë në rrafsh demokratik kur vendi ynë ka ndjekur politika rugoviste: të matura, të urta, por të qëndrueshme, konsistente, për zhvillim të brendshëm shoqëror dhe ekonomik, sundim të ligjit, konsolidim të demokracisë dhe të shtetit, dhe orientim të palëkundur euro-atlantik. Të gjitha këto i mungojnë Kosovës sot.
Është koha e fundit tash që LDK-ja të bëjë çmos që të ringrihet. Për këtë i duhet mendim për strategjinë që do të ndjekë për ta rifituar besimin e humbur të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë rënë pre e populizmit, për çka po paguajnë çmim të lartë. Prej pavarësisë, Kosova i ka punët më së keqi sot, në 5-6 vitet e fundit, prej kur sundon lideri populist i Vetëvendosjes majtiste, Albin Kurti.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur rënien dhe ka mbetur në këtë trajektore prej kur ka nisur t’u ngjajë partive të tjera, rivaleve të veta.
Prandaj, sot LDK-ja duhet ta rimendojë pozicionin e vet duke ruajtur parimet themelore të partisë së djathtë nacional-demokratike, kundër tiranisë së majtë komuniste, më saktë duke u rikthyer në vlerat e veta tradicionale të partisë rugoviste, sigurisht në rrethana të reja. Dimensioni etik në politikë është kryesori – ky është rugovizëm në thelb – dhe po i mungon klasës politike në Kosovë. Kërkohet unitet demokratik mbi baza të politikave të përpunuara në përballje me realitetin e sotëm.
Alfa dhe omega e demokracisë është besimi. Për ta kthyer besimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të vet sot dhe të qytetarëve të Kosovës nesër, e para punë që duhet të ndodhë në LDK janë zgjedhjet e brendshme, konsolidimi i plotë i saj, që do të nxjerrë lidership të ri që, mbi platformë gjithëpërfshirëse, të nisë rrugën e vështirë dhe të gjatë të rimëkëmbjes së LDK-së dhe të Kosovës./

Related

Previous Post

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të mbetet në “epokën Kurti”.

Next Post

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Next Post
Lutfi Haziri: Synojmë rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.