Kjo kompani parasheh që në Prishtinë do të fitojë Përparim Rama me 54% të votave, ndërsa Hajrulla Çeko vetëm 45.9% të votave.
Ndërsa sa i përket komunës ku gara ishte më interesantja, pra në Mitrovicë, UBO s’pati matje, por PIPOS në Klan Kosova e vendos Tahirin e PDK-së me mbi 50%.
Sipas UBO-s, edhe në Prizren humb VV-ja, ku Shaqir Totaj i PDK-së fiton bindshëm me mbi 55% të votave.
Në komunën e Gjakovës, atje fiton Ardian Gjini me 58%, ndërsa VV i ka më pak se 42%.
Sipas të gjitha gjasave, nëse matjet janë të sakta, atëhere VV-ja nuk fion në asnjë komunë të madhe, përpos në Gjilan./gazetametro.net

