Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Familja Berisha dyshon se zjarri në shtëpinë e tyre në Zveçan ishte i qëllimshëm.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
04/08/2026
in Category
0
Familja Berisha dyshon se zjarri në shtëpinë e tyre në Zveçan ishte i qëllimshëm.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan, e cila ishte kthyer në pronën e vet pas 28 vitesh.

Policia ka nisur hetimet për zjarrvënie, ndërsa familja dyshon se zjarri ishte i qëllimshëm. Rasti është raportuar rreth mesnatës, ndërsa Policia dhe zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Pas mesnate ka ndodhur një sulm kundrejt shtëpisë tonë. Kanë tentuar me na e djeg shtëpinë. Fatmirësisht pjesa më e madhe e shtëpisë ka shpëtuar, një pjesë e shtëpisë ka goxha një dëm. Kjo krejt kjo si pasojë e asaj që na nuk jemi 24 orë këtu. E kanë shfrytëzuar hapësirën, janë futë edhe kanë kryer këtë akt të ulët qyqar. Shtëpia ka qenë në pritje të fillimit të punimeve për renovim për me u kthyer, se siç e dini tashmë na jemi familja e parë shqiptare që jemi kthyer në këtë zonë. Dikund prej muajit mars na veç kemi filluar efektivisht me punuar, me u munduar me pastruar që sa më shpejt me u krijuar hapësira dhe mundësia që na me u vendosur këtu. E si duket kjo dikujt i ka penguar edhe me këtë akt të ulët mundohen me na intimiduar, me na frikësuar që na mos me vazhduar. Po kjo thjesht e forcon bindjen tonë që na jemi në rrugë të drejtë. Na jemi këtu për të drejtën tonë, atë që na takon, të kthehemi në pronën tonë, në shtëpinë tonë edhe kjo nuk është arsye që na me u ndalë”, ka thënë Zana Berisha, familjare.

Nga Policia bëjnë të ditur se kanë parë shenja të zjarrvënies.

“Pas mesnatës, ne kemi pranuar një informacion që një shtëpi në Zveçan është duke u djegur. Kemi shkuar në vendin e ngjarjes dhe kemi parë që një pjesë e një kulmi ishte dëmtuar dhe një dhomë ishte vënë zjarr, apo shenjat e zjarrvënies kemi parë. Dëmtimet nuk mund të jenë shumë të mëdha për arsye se shtëpia ka qenë e pabanuar. Si do që të jetë, policia është duke u marrë me këtë rast dhe jemi duke e hetuar këtë rast. Situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, është stabile. Vazhdon të jetë delikate për shkak të zhvillimeve politike dhe shumë prej veprimeve të tjera të cilat janë duke u ndërmarrë. Ju e dini që ne kemi pasur rastin që gjetëm trupa të vitit 1999. Krimet e luftës janë duke e hetuar rastin bashkë me Prokurorinë Speciale. Janë duke u bërë rrënimet e shtëpive, e shtëpive të vikendit kështu me quajtur, vilave rreth liqenit. Ka shumë aktivitete të tjera të cilat janë duke u zhvilluar në veri, mirëpo nuk është pengesë për policinë edhe nuk është pengesë për sigurinë. Janë rreziqe të pranueshme kështu me quajtur”, ka thënë për RTK, Veton Elshani nga Policia e Kosovës.

Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse, ndërsa prokurori kujdestar ka kërkuar që të iniciohen hetimet për zjarrvënie.

Related

Previous Post

Debati për para përfundon tragjikisht, 81-vjeçari dyshohet se vrau ish-bashkëshorten.

Next Post

Operacioni “Vera 2026”: Policia në Shtime sekuestron substancë narkotike.

Next Post
Operacioni “Vera 2026”: Policia në Shtime sekuestron substancë narkotike.

Operacioni “Vera 2026”: Policia në Shtime sekuestron substancë narkotike.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.