Fatmir Limaj ka kritikuar ashpër mungesën e përkushtimit të Kuvendit të Kosovës për monitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Në një postim të fundit në Facebook, Limaj thekson se Kosova kërkon drejtësi, duke kërkuar vetëm “të vërtetën dhe barazi para ligjit”.
Sipas tij, Parlamenti nuk ka përmbushur rolin e tij kyç në këtë proces, edhe pse që pesë vite më parë ka propozuar që të angazhohen institute të pavarura dhe të specializuara ndërkombëtare për të monitoruar procesin në mënyrë profesionale.
“Këto institute, të njohura në fushën e drejtësisë ndërkombëtare, kanë përvojë të jashtëzakonshme në raste të ngjashme që janë monitoruar më parë në Hagë,” ka shkruar Limaj. Ai shtoi se përfshirja e këtyre institucioneve do të kishte rritur besueshmërinë dhe transparencën e punës së Gjykatës, duke parandaluar shkeljet e të drejtave të të akuzuarve.
Limaj thekson se ky është rruga e vetme që një shtet serioz duhet të ndjekë për të mbrojtur të drejtat e tij në një sistem të drejtësisë ndërkombëtare, për të cilat sipas tij, ka rrezik real që të humbin.
Postimi i tij përfundon me thirrjen për liri dhe nderim ndaj çlirimtarëve të Kosovës: “Liri për çlirimtarët – Lavdi UÇK-së!”