Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fatmir Limaj pritet të jetë kryeparlamentari i ri – Marrëveshja Kurti-Limaj ndryshon lojën politike

Qendra Info by Qendra Info
29/05/2025
in Lajme
0
Fatmir Limaj pritet të jetë kryeparlamentari i ri – Marrëveshja Kurti-Limaj ndryshon lojën politike
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Burime të sigurta konfirmojnë për Demokracia.com se është arritur një marrëveshje politike mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, që i hap rrugë konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së një qeverie të re. Në qendër të kësaj marrëveshjeje është emri i Fatmir Limajt, i cili pritet të zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ky zhvillim vjen pas disa përpjekjeve të dështuara për konstituimin e institucioneve, ndërsa burimet thonë se Kurti ka pranuar ta “sakrifikojë” Albulena Haxhiun për ta mundësuar këtë kompromis politik. Ende mbetet e paqartë nëse Lista Guxo, partnere në koalicionin qeverisës, është pajtuar me këtë vendim. Kryetarja e saj, Donika Gërvalla, ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj kandidimit të Limajt, duke theksuar se një subjekt me vetëm tre deputetë nuk mund të pretendojë për pozitën e dytë më të lartë në shtet.

Përtej kësaj, Kurti duket se ka siguruar edhe mbështetjen e dy deputetëve të komuniteteve pakicë. Si pjesë e marrëveshjes, atyre u është premtuar përfshirje në ekzekutiv përmes zgjerimit të numrit të ministrive. Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se zëvendëskryeministrja aktuale, Emilia Rexhepi, ka pranuar të tërhiqet nga pozita për t’i hapur rrugë këtij konfigurimi të ri politik dhe do të mbetet deputete.

Nëse nuk ndodhin ndryshime të papritura në qëndrimet e deputetëve të komuniteteve, konstituimi i Kuvendit mund të ndodhë që nesër – duke shënuar një kthesë të rëndësishme në zhvillimet politike në vend. Ndërkohë, qeveria e re që pritet të formohet, mund të përballet shumë shpejt me sfidën e ruajtjes së shumicës parlamentare.

Related

Previous Post

E enjtja sjell mot të vranët dhe reshje shiu në vend

Next Post

Presidenti i Kolumbisë akuzon grupin e Dritan Gjikës për tentativë atentati: “Dështuan të më vrisnin”

Next Post
Presidenti i Kolumbisë akuzon grupin e Dritan Gjikës për tentativë atentati: “Dështuan të më vrisnin”

Presidenti i Kolumbisë akuzon grupin e Dritan Gjikës për tentativë atentati: “Dështuan të më vrisnin”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.