Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pas hedhjes së votës së tij, e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë feste për qytetarët e Vushtrrisë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.
“Është një ditë feste për qytetarët e Vushtrrisë, kemi zgjedhjet lokale. Uroj të gjithë qytetarët për zgjedhje dhe i ftoj që të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Presim rezultatin që do ta përcaktojë sovrani, populli,” tha Idrizi pas votimit.
Ai theksoi se vendimi për të ardhmen e komunës është në duart e qytetarëve, ndërsa nënvizoi se procesi po zhvillohet në qetësi dhe sipas pritjeve.
Në garë për drejtimin e Komunës së Vushtrrisë janë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV), ndërsa vlerësohet se pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë e ngjashme me raundin e parë të zgjedhjeve.

