Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Ferizaj: 233 shoferë gjobiten vetëm në maj për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
01/06/2026
in Category
0
Ferizaj: 233 shoferë gjobiten vetëm në maj për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit maj, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 233 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit.

Policia u bëri thirrje pjesëmarrësve në trafik që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, duke theksuar se shpërqendrimi mund të shkaktojë pasoja serioze në komunikacion.

KOMUNIKATË PËR MEDIA:

Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin maj-2026

Ferizaj, 01.06.2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit maj 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 233 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.

Related

Previous Post

U kapën për akullore: 91-vjeçarja vret me tenxhere shoqen e ngushtë 77-vjeçare.

Next Post

Ehat Miftaraj kritikon përdorimin e fëmijëve në fushatë: Albulena Haxhiu nuk guxon të flasë asnjë fjalë ndaj partisë dhe liderit të saj.

Next Post
Ehat Miftaraj kritikon përdorimin e fëmijëve në fushatë: Albulena Haxhiu nuk guxon të flasë asnjë fjalë ndaj partisë dhe liderit të saj.

Ehat Miftaraj kritikon përdorimin e fëmijëve në fushatë: Albulena Haxhiu nuk guxon të flasë asnjë fjalë ndaj partisë dhe liderit të saj.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.