Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e Fitër Bajrami do të festohet të premten, më 20 mars 2026, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet në Xhamia e Madhe në Prishtinë.
Programi i ceremonisë
Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet e mëngjesit do të zhvillohen sipas këtij orari:
-
05:03 – Falja e namazit të sabahut dhe ligjërata tematike
-
06:18 – Falja e namazit të Fitër Bajramit
Namazi do të udhëhiqet nga kryeimami Vedat Sahiti, ndërsa hytben tradicionale do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Pritje tradicionale pas ceremonisë
Pas përfundimit të ceremonisë fetare, Kryesia e BIK-ut do të organizojë pritje urimi në selinë e saj, nga ora 09:00 deri në 12:00, duke vazhduar traditën e festës së Bajramit.
Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe është një nga festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë, e shoqëruar me falje, solidaritet dhe bashkim familjar.

