Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Fizikani Naim Krasniqi publikon dy libra të rinj: “Kimioterapitë te kancerët” dhe “Vaksinat (MMR)”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
24/08/2026
in Category
0
Fizikani Naim Krasniqi publikon dy libra të rinj: “Kimioterapitë te kancerët” dhe “Vaksinat (MMR)”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fizikani Naim Krasniqi boton librin e ri: “Kimioterapitë te kancerët” dhe “Vaksinat (MMR)”

Fizikani Naim Krasniqi ka nxjerrë në botim librin e tij të radhës, një vepër që trajton çështje të ndërlidhura me shëndetin, mjekësinë dhe sfidat me të cilat përballet njeriu bashkëkohor.

Libri prezantohet me dy tema kryesore: “Kimioterapitë te kancerët – pse më pak ndihmojnë e më shumë dëmtojnë?” dhe “Vaksinat (MMR) – pse mund të shkaktojnë autizmin?”

Në parathënien e librit, vepra përshkruhet si një tjetër përpjekje e Krasniqit për të sjellë këndvështrimin e tij mbi çështje të ndjeshme të mjekësisë dhe shëndetit.

Autori vendos në fokus dhimbjen njerëzore dhe vuajtjet e miliona njerëzve që përballen me sëmundje të rënda.

Krasniqi është nisur nga përvoja dhe shqetësimi për njerëzit që përballen me sëmundje të rënda, duke ngritur pyetje mbi mënyrën se si trajtohen ato dhe mbi mundësitë për gjetjen e alternativave të reja.

“Përsëri, fizikani Naim Krasniqi, po vjen me një libër të ri, krejt fenomenal… Kësaj radhe, ndonëse nga qasja e shkencës së fizikës, autori në fokus ka vënë drejtpërdrejt njerëzimin, sidomos një kategori fatkeqe që paraqet dhembjen moderne të botës – sikurse janë kancerët dhe kimioterapia, por edhe sfidën gjigante për të gjetur shpëtimin. Ai tregon shkaqet, por edhe jep zgjidhje për shënimi të suksesshëm të tyre”, thotë redaktori i librit dhe recensenti Prof. Ass. Dr. Hajdin Abazi.

No description available.

Në libër theksohet se sëmundjet e rënda prekin njerëz të të gjitha moshave dhe se, përballë tyre, pacientët dhe familjarët përjetojnë situata të vështira, ndërsa shpresat shpesh lidhen me mjekët, medikamentet, ndërhyrjet kirurgjikale dhe teknologjitë moderne.

Në parathënie thuhet se autori është përpjekur të gjejë përgjigje për pyetjen se pse, pavarësisht avancimit të mjekësisë dhe teknologjisë, ende mbeten të mëdha sfidat në trajtimin e sëmundjeve të rënda.

Në libër, autori thekson se qasja e tij ndaj sëmundjeve është ndërtuar mbi perspektivën e fizikës dhe jo mbi trajtimin mjekësor.

Ai sjell shembuj nga veprat e tij të mëparshme, duke përmendur librat Mikrobota, Fusha antimagnetike në makrobotë dhe Uraniumi 23xU, përmes të cilëve ka trajtuar çështje të ndryshme shkencore.

Sipas autorit, kontributet e shkencës mjekësore në fusha të ndryshme janë të rëndësishme, por ende ekzistojnë mangësi në njohuritë themelore për strukturën e atomit, përbërësit e tij dhe metodologjinë e aplikuar. Për këtë arsye, fokusi i tij vendoset te zbërthimi dhe shpjegimi i shkaqeve më të thella të sëmundjeve, ekskluzivisht nga aspekti i fizikës.

Krasniqi e lidh këtë qasje me zhvillimet e fizikës moderne, veçanërisht me fizikën kuantike. Sipas tij, në themel të shkaktarëve të sëmundjeve qëndrojnë lloje të ndryshme energjish, përkatësisht frekuencat energjetike.

No description available.

Në këtë pjesë të librit shtrohet edhe pyetja se si është e mundur që proceset energjetike dhe frekuencat e ndryshme të ndikojnë në shëndetin e njeriut, duke hapur një diskutim mbi raportin ndërmjet fizikës, energjisë dhe sëmundjeve.

Vepra e re e Naim Krasniqit vjen si pjesë e punës së tij në trajtimin e temave shkencore dhe shoqërore përmes një qasjeje kritike dhe me synimin për të nxitur diskutim e debat rreth çështjeve që prekin drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e njeriut.

Libri është tashmë i botuar dhe i bashkohet veprave të tjera të autorit: Mikrobota më ndryshe (2023); Fusha antimagnetike në makrobotë (2023); Uraniumi 23xU (2025).

Naim Krasniqi është eksperimentues dhe teoricien i fizikës. Krasniqi jeton në Francë.

Aktualisht librin mund ta gjeni te Libraria Artini në Prishtinë, te redaksia e “Epokës së re” dhe në ditët e ardhme edhe në libraritë tjera.

Related

Previous Post

Vdekja e punëtorit në Veternik: Një person ndalohet për 48 orë, intervistohen dëshmitarët

Next Post

Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, ndikimi serb në Kosovë s’ka qenë kurrë më i theksuar.

Next Post
Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, ndikimi serb në Kosovë s’ka qenë kurrë më i theksuar.

Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, ndikimi serb në Kosovë s’ka qenë kurrë më i theksuar.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.