Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen e fluksit në pikat e kalimit kufitar, ku situata paraqitet kryesisht e qetë, me përjashtim të disa pikave ku janë shënuar pritje më të gjata.
Në Dheun e Bardhë, pritjet për automjete arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa kolona në hyrje është rreth 300 metra, dhe në dalje rreth 400 metra.
Edhe në Merdarë është shënuar fluks më i lartë, me pritje prej 30 deri në 40 minuta në dalje, ndërsa kolona arrin deri në 50 metra.
Në pikat tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Glloboqicën, Hani i Elezit, Kullën, Vërmicën dhe kalimet e tjera, pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të dukshme.
Ky raportim është përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar më 25 gusht 2025, ora 17:32.