Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se gjendja në pikat kufitare të Kosovës është stabile dhe me pritje minimale, duke bërë që qarkullimi i udhëtarëve dhe transportuesve të zhvillohet pa pengesa të mëdha.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 07:06 të mëngjesit, në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete variojnë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të dukshme, ndërsa për kamionët situata paraqitet e njëjtë.
-
Vërmica mbetet pika kufitare me fluksin më të lartë këtë mëngjes, ku për automjete në hyrje pritjet shkojnë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa është raportuar edhe një kolonë rreth 50 metrash.
-
Në Merdarë dhe Muçibabë, pritjet për automjete në dalje arrijnë deri në 10 minuta, ndërsa në hyrje lëvizja është më e shpejtë, me vetëm 3–5 minuta vonesë.
-
Pikat tjera kufitare, si Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Hani i Elezit, Jarinjë, Kullë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Stançiq, nuk kanë raportuar kolona dhe pritjet nuk kalojnë më shumë se 5 minuta.
Autoritetet u bëjnë apel udhëtarëve që të planifikojnë kohën e tyre të udhëtimit dhe të ndjekin raportimet e rregullta mbi gjendjen në kufi, për të shmangur vonesa të panevojshme.