Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, duke njoftuar se aktualisht nuk ka kolona dhe as pritje të gjata për automjetet dhe kamionët.
Sipas raportit të përditësuar më 25 dhjetor 2025, në orën 08:32, koha e pritjes në hyrje dhe dalje në të gjitha pikat kufitare të Kosovës sillet nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa gjatësia e kolonave është zero metra.
Qarkullimi është i lirë në të gjitha pikat kryesore kufitare, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Merdaren, Vërmicën, Qafën e Morinës, Dheu i Bardhë, Hanin e Elezit, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Prushit, Kullën, Glloboqicën dhe Stançiqin.
Edhe për qarkullimin e kamionëve nuk raportohet asnjë vonesë apo bllokadë, me kohë pritjeje po ashtu nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se situata është stabile dhe e qetë, duke ua lehtësuar lëvizjen qytetarëve dhe mërgimtarëve gjatë kësaj periudhe festive. Qytetarëve u rekomandohet që edhe në vazhdimësi të informohen për gjendjen në kufi përmes njoftimeve zyrtare.

