Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Forcohet Ushtria e Kosovës – 18 oficerë të rinj i bashkohen Forcës së Sigurisë

Qendra Info by Qendra Info
04/07/2025
in Lajme
0
Forcohet Ushtria e Kosovës – 18 oficerë të rinj i bashkohen Forcës së Sigurisë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas betimit të 350 ushtarëve të rinj javën e kaluar, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shënuar sot një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e saj të zhvillimit dhe profesionalizimit. 18 oficerë të rinj janë diplomuar dhe i janë bashkuar radhëve të ushtrisë së Kosovës, duke forcuar më tej kapacitetet mbrojtëse të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku theksoi rëndësinë e rritjes së vazhdueshme të kapaciteteve ushtarake dhe profesionale të ushtrisë.

“Ushtria jonë po bëhet më e fortë e më e përgatitur çdo ditë e më shumë. Me dëshmorët e kombit në zemër dhe mësimet profesionale në mendje, ua uroj diplomimin oficerëve tanë të rinj. Paçin shëndet e suksese, çdoherë e kudo!”, – shkroi Kurti.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Kosova po thellon angazhimet për ngritjen e standardeve të FSK-së në përputhje me kërkesat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe synimet për anëtarësim në NATO.

Në një ceremoni solemne, oficerët e rinj u diplomuan pas një trajnim të specializuar dhe të suksesshëm, duke u përgatitur për t’i shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim Republikës së Kosovës.

Related

Previous Post

A janë farat e shalqirit të mira për shëndetin tuaj?

Next Post

Kapja e ndërmarrjeve, Salih Zybës i punësohet gruaja në Ibër-Lepenc

Next Post
Kapja e ndërmarrjeve, Salih Zybës i punësohet gruaja në Ibër-Lepenc

Kapja e ndërmarrjeve, Salih Zybës i punësohet gruaja në Ibër-Lepenc

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.