Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home FinTech

FOTO/ Prezantohet “Trump Mobile”, me kornizë ari dhe me flamur amerikan! Ja sa do të kushtojë

Valon Arifi by Valon Arifi
19/06/2025
in FinTech
0
FOTO/ Prezantohet “Trump Mobile”, me kornizë ari dhe me flamur amerikan! Ja sa do të kushtojë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Trump zbuloi të hënën një plan për telefona celularë dhe një smartphone me çmim 499 dollarë që do të lançohet në shtator.

Shërbimi i ri, Trump Mobile, do të ofrojë një plan prej 47.45 dollarësh në muaj që përfshin biseda, mesazhe dhe të dhëna të pakufizuara, si dhe asistencë rrugore dhe një “Përfitim Tele-Shëndeti dhe Farmacie”, sipas faqes së tij të internetit.

Kompania, në pronësi të Presidentit Donald Trump, njoftoi gjithashtu se do të shesë një telefon inteligjent “T1”, i cili duket se ka një mbulesë metalike me ngjyrë ari të gdhendur me një flamur amerikan.

Ky projekt i ri i Perandorisë së Bizneseve të Presidentit Amerikan do të drejtohet nga dy djemtë e tij Donald Trump Junior dhe Eric Trump.

Gjatë prezantimit të Celularit dhe Shërbimit të telefonisë në Trump Tower, Donald Trump Junior u shpreh se ky celular dhe linja telefonike e krijuar prej tyre do të ofrojë një paketë të plotë shërbimesh duke përfshirë asistencë rrugore për automjetet dhe mesazhe të pakufizuara në 100 vende të botës.

Trump Mobile pretendon se ofron mbulim të krahasueshëm me Verizon, AT&T dhe T-Mobile, tre operatorët më të mëdhenj në SHBA. Megjithatë, kjo lëvizje e familjes Trump ka ngritur shqetësime për konflikt interesi, pasi kompania po hyn në një industri të rregulluar nga agjencitë federale që ndodhen nën kontrollin e presidentit.

Kjo konsiderohet një situate e ndërlikuar për Kryetarin e Komisionit Federal të Komunikimeve i cili tashmë duhet të mbikqyrë një rrjet që mban emrin e vetë presidentit.

Related

Previous Post

Ushqimet e përpunuara sjellin rrezik të lartë të vdekjes së parakohshme

Next Post

Al Jazeera: Arsyeja e vërtetë pse Izraeli sulmoi Iranin

Next Post
Al Jazeera: Arsyeja e vërtetë pse Izraeli sulmoi Iranin

Al Jazeera: Arsyeja e vërtetë pse Izraeli sulmoi Iranin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.