Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Freedom House: Kosova dhe Shqipëria mbeten “pjesërisht të lira”, por shënojnë përmirësim të lehtë

Qendra Info by Qendra Info
19/03/2026
in Lajme
0
Freedom House: Kosova dhe Shqipëria mbeten “pjesërisht të lira”, por shënojnë përmirësim të lehtë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Freedom House ka publikuar raportin vjetor “Liria në Botë 2026”, në të cilin Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të klasifikohen si vende “pjesërisht të lira”, megjithëse të dyja kanë shënuar përmirësim të lehtë.

Sipas raportit, Kosova është vlerësuar me 61 pikë nga 100, një më shumë se një vit më parë, ndërsa Shqipëria ka arritur në 69 pikë, duke mbetur ndër vendet më të vlerësuara në rajon.

Në analizën për Kosovën, theksohet se gjyqësori ka dhënë vendime që dëshmojnë një nivel të caktuar pavarësie, por njëkohësisht ka qenë i ekspozuar ndaj presioneve politike. Raporti vë në pah se kriza institucionale gjatë vitit 2025, kur vendi funksionoi për një periudhë të gjatë me qeveri në detyrë, ka ndikuar negativisht në sundimin e ligjit dhe stabilitetin institucional.

“Ligjvënësit nuk arritën të formonin një qeveri për pjesën më të madhe të vitit, ndërsa qeveria në detyrë tejkaloi mandatin e saj teknik, duke çuar në zgjedhje të parakohshme”, thuhet në raport.

Në krahasim rajonal, Shqipëria renditet më së larti me 69 pikë, e ndjekur nga Mali i Zi me 68 dhe Maqedonia e Veriut me 67 pikë. Kosova qëndron në mes të tabelës me 61 pikë, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina (54) dhe Serbia (53) renditen më poshtë.

Raporti përfshin vlerësimin e të drejtave politike dhe lirive qytetare në 195 vende dhe 13 territore, duke mbuluar periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2025.

Në nivel global, Freedom House thekson se viti 2025 shënon vitin e 20-të radhazi të rënies së lirisë në botë. Sipas të dhënave, 54 vende kanë shënuar përkeqësim të lirive, ndërsa vetëm 35 kanë regjistruar përmirësim. Aktualisht, vetëm 21 për qind e popullsisë botërore jeton në vende të konsideruara plotësisht të lira.

Raporti nënvizon se, pavarësisht përparimeve të vogla, sfidat për forcimin e demokracisë dhe institucioneve në rajon mbeten të pranishme.

Related

Previous Post

“Dronë kamikazë në çantë shpine” – Forcat Ajrore të SHBA-së synojnë goditje precize deri në 12 milje për operacione speciale

Next Post

Bllokohet rruga Pejë–Kullë–Rozhajë, e pakalueshme për të gjitha automjetet

Next Post
Bllokohet rruga Pejë–Kullë–Rozhajë, e pakalueshme për të gjitha automjetet

Bllokohet rruga Pejë–Kullë–Rozhajë, e pakalueshme për të gjitha automjetet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.