Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Friedrich Merz: Izraeli po bën “punën e ndyrë” për Perëndimin kundër Iranit

Qendra Info by Qendra Info
17/06/2025
in Lajme
0
Friedrich Merz: Izraeli po bën “punën e ndyrë” për Perëndimin kundër Iranit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar veprimin e Izraelit ndaj Iranit si “punë të ndyrë” që, sipas tij, po e kryen në emër të gjithë Perëndimit.

Në një intervistë për transmetuesin publik ZDF, Merz theksoi:

“Sipas mendimit tim, Izraeli aktualisht po bën punën e ndyrë për të gjithë Perëndimin. Kam respekt të madh për ushtrinë dhe udhëheqjen izraelite që kanë guximin ta ndërmarrin këtë veprim.”

Ai iu referua sulmeve të Izraelit ndaj objektivave iraniane, duke shtuar se do të ishte një zhvillim pozitiv nëse regjimi aktual në Teheran do të merrte fund.

“Kemi të bëjmë me një regjim terrorist, si brenda ashtu edhe jashtë. Do të ishte mirë nëse këtij regjimi do t’i vinte fundi,” deklaroi Merz në margjinat e ditës së fundit të Samitit të G7 në Kanada.

Megjithatë, kancelari gjerman theksoi se ende ka hapësirë për diplomaci. Ai ftoi një pjesë të udhëheqjes iraniane të rikthehet në tryezën e bisedimeve.

“Ende ekziston mundësia që një pjesë e qeverisë iraniane, që është në gjendje të veprojë, të kthehet në tryezën e negociatave. Kjo ofertë mbetet ende në fuqi,” u shpreh Merz.

Ai përfundoi duke paralajmëruar se nëse Teherani nuk është i gatshëm të vazhdojë negociatat, atëherë, sipas tij, “Izraeli do të shkojë deri në fund.”

Related

Previous Post

Kurti nderon Ukshin Hotin dhe studentët e Prizrenit

Next Post

Moti sot, në Kosovë: Diell paradite, stuhi dhe breshër pasdite

Next Post
Moti për të martën në Kosovë: Diell, vranësira të shpërndara dhe rrezatim i lartë diellor

Moti sot, në Kosovë: Diell paradite, stuhi dhe breshër pasdite

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.