Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar procedurën e posaçme për shitjen e biletave. Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, FSHF do të përdorë një sistem aplikimi dhe shorti për të menaxhuar kërkesën e lartë.
Tifozët mund të plotësojnë një formular elektronik për të shprehur interesin për biletat, i cili do të publikohet më 15 maj 2025. Çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta, dhe pas përfundimit të afatit të aplikimeve, do të kryhet një short i rastësishëm për të përzgjedhur ata që do të kenë mundësinë të blejnë biletat.
Ata që përzgjidhen do të njoftohen përmes email-it dhe do të kenë mundësinë të kryejnë pagesën online nga 30 maji deri më 2 qershor 2025. Pas pagesës, biletat elektronike do të dërgohen në adresën e regjistruar. FSHF gjithashtu ka theksuar se biletat mund të transferohen vetëm një herë, dhe çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.