Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

FSK përmbyll me sukses “Kursin Bazik për Xhenier Luftarak” – Fokus në rritjen e gatishmërisë luftarake

Ardian Emini by Ardian Emini
06/05/2025
in Lajme
0
FSK përmbyll me sukses “Kursin Bazik për Xhenier Luftarak” – Fokus në rritjen e gatishmërisë luftarake
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses “Kursin Bazik për Xhenier Luftarak”, në kuadër të përforcimit të kapaciteteve luftarake dhe aftësive teknike të pjesëtarëve të saj.

Trajnimi është zhvilluar nën drejtimin e instruktorëve të Regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare, me mbështetje të plotë nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komanda e Forcave Tokësore të FSK-së.

Gjatë kursit, pjesëmarrësit janë trajnuar në një sërë aftësish jetike për operacionet luftarake, përfshirë ndërtimin e fortifikimeve në terrene fushore dhe urbane, kalimin e pengesave ujore dhe zonave të minuara, si dhe përdorimin e eksplozivëve për çarjen ose krijimin e pengesave taktike.

Sipas FSK-së, ky trajnim ka për qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe aftësive taktike të pjesëtarëve të saj, duke e përgatitur strukturën për sfidat e mundshme në misionet e ardhshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Ky kurs përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit profesional të trupave të FSK-së, në përputhje me standardet e aleatëve ndërkombëtarë dhe përkushtimin për një forcë të përgatitur dhe të ndërveprueshme në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Related

Previous Post

SHBA: Emigrantëve pa dokumente u ofrohen 1,000 dollarë për t’u larguar vullnetarisht

Next Post

“Një lule plot jetë dhe ëndrra u shkëput padrejtësisht nga gjiri i shokëve”-Reagon shkolla për vrasjene 15 vjeçares

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.