Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar një trajnim të specializuar për qitje në distanca të largëta, me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe profesionalizimit të trupave të saj.
Në kuadër të këtij trajnimi, pjesëtarët e FSK-së u përgatitën për të marrë certifikimin si snajperistë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake.
Ky proces përgatitjeje është pjesë e strategjisë së FSK-së për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe aftësive të saj në përputhje me praktikat më të avancuara ndërkombëtare.
“Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve të saj në nivelin më të lartë”, thuhet në njoftimin zyrtar të institucionit.