Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fushata zgjedhore nis më 17 dhjetor: 24 subjekte politike në garë për zgjedhjet e parakohshme

Qendra Info by Qendra Info
17/12/2025
in Lajme
0
KQZ reagon pas tensioneve në Mitrovicë: “Gabim teknik në shtypjen e fletëvotimeve, procesi nuk është manipuluar”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të katërt brenda këtij viti, shumica e subjekteve politike në Kosovë do t’i drejtohen sërish elektoratit, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit, qytetarët do të votojnë sërish më 28 dhjetor, ndërsa fushata zgjedhore do të nisë më 17 dhjetor.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për RTKLive se fushata për 24 subjekte politike me gjithsej 1,180 kandidatë do të zgjasë 11 ditë e 7 orë dhe do të përfundojë në orën 06:59 të mëngjesit të ditës së zgjedhjeve.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fushata zgjedhore përfundon me hapjen e qendrave të votimit. Edhe në këto zgjedhje, një ditë para votimit nuk do të ketë heshtje zgjedhore”, ka sqaruar Elezi.

Ai ka theksuar se ligji parasheh ndalesa të qarta gjatë fushatës, duke përfshirë mospengimin e kundërshtarëve politikë, ndalimin e kërcënimeve, dhunës dhe gjuhës së urrejtjes.

“Fushata duhet të zhvillohet në një atmosferë të qetë, demokratike dhe respektuese, pa frikësime dhe pa asnjë formë dhune”, ka deklaruar Elezi.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte shqiptuar gjoba në vlerë prej 651 mijë eurosh ndaj subjekteve politike për shkelje të Kodit të Mirësjelljes.

Gjatë fushatës aktuale, KQZ do të angazhojë monitorues në komuna të ndryshme për të përcjellë organizimin e tubimeve, reklamat dhe materialet promovuese. Raportet e tyre do të përdoren për krahasim me shpenzimet e deklaruara financiare nga subjektet politike.

Për zgjedhjet e parakohshme janë certifikuar gjithsej 24 subjekte politike: 18 parti, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, ndërsa për ulëse në Kuvendin e Kosovës garojnë 1,180 kandidatë.

Related

Previous Post

Trump shpall “bllokadë totale” ndaj cisternave të naftës së Venezuelës: rrit tensionet, çmendet tregu i naftës

Next Post

Samiti BE–Ballkani Perëndimor sot në Bruksel, merr pjesë edhe Rama: në fokus zgjerimi, fondet dhe krizat rajonale

Next Post
Samiti BE–Ballkani Perëndimor sot në Bruksel, merr pjesë edhe Rama: në fokus zgjerimi, fondet dhe krizat rajonale

Samiti BE–Ballkani Perëndimor sot në Bruksel, merr pjesë edhe Rama: në fokus zgjerimi, fondet dhe krizat rajonale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.