Policia në Fushë Kosovë, gjatë një operacioni mbrëmjen e së martës, ka arrestuar një person të kërkuar për veprat penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Falsifikim i parave”.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, A.S., është dërguar në vuajtje të dënimit konform urdhëresave të gjykatës.
Ndërkohë, Policia e Rajonit të Prishtinës, ka njoftuar se po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

