Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Gaza e re” në tryezën e Davosit: Jared Kushner prezanton masterplanin e rindërtimit me harta konkrete

Qendra Info by Qendra Info
22/01/2026
in Lajme
0
“Gaza e re” në tryezën e Davosit: Jared Kushner prezanton masterplanin e rindërtimit me harta konkrete
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ceremonisë së mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka prezantuar publikisht planin e rindërtimit të Gazës, duke e ilustruar atë me harta dhe vizualizime konkrete të së ardhmes së rajonit, raporton Sky News.

Kushner, i cili ka pasur rol kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes së paqes për Gazën, foli për atë që e quajti një “masterplan” të mirëpërcaktuar, duke theksuar se nuk ekziston një alternativë rezervë. “Njerëzit na pyesin cili është plani ynë B. Ne nuk kemi plan B, ne kemi një plan. Ne nënshkruam një marrëveshje dhe jemi të gjithë të përkushtuar që ajo të funksionojë”, deklaroi ai.

Sipas Kushner, plani parashikon rindërtimin e Gazës dhe Rafahut në faza, duke u bazuar në modele zhvillimi urban që, sipas tij, janë tashmë të realizuara në vende të tjera të Lindjes së Mesme. “Qytete për dy apo tre milionë banorë janë ndërtuar brenda tre vjetësh. Këto projekte janë plotësisht të realizueshme, nëse vendosim seriozisht t’i bëjmë të ndodhin”, tha ai.

Gjatë prezantimit, në ekran u shfaqën harta që paraqesnin Gazën e rindërtuar, me infrastrukturë moderne dhe zona të reja urbane. Kushner theksoi se zbatimi i planit do të jetë gradual dhe i koordinuar me aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Në përmbyllje, ai bëri thirrje për qetësi dhe bashkëpunim, duke paralajmëruar kundër përpjekjeve për përshkallëzim të situatës. “Thjesht qetësohuni për 30 ditë. Mendoj se lufta ka mbaruar. Le të punojmë së bashku. Qëllimi ynë është paqja mes Izraelit dhe popullit palestinez. Të gjithë duan të jetojnë në paqe dhe me dinjitet”, u shpreh Kushner.

Prezanti i këtij masterplani në Davos është parë si një sinjal i qartë se administrata amerikane dhe partnerët e saj synojnë ta shtyjnë përpara procesin e rindërtimit dhe stabilizimit të Gazës, duke e vendosur fokusin tek zhvillimi afatgjatë dhe paqja e qëndrueshme në rajon.

Related

Previous Post

Firmoset Bordi i Paqes për Gazën në Davos, 19 shtete nënshkruajnë dokumentin themelues

Next Post

Këshilli Kombëtar Shqiptar përshëndet avancimin historik të H.R. 6411 në Kongresin Amerikan

Next Post
Këshilli Kombëtar Shqiptar përshëndet avancimin historik të H.R. 6411 në Kongresin Amerikan

Këshilli Kombëtar Shqiptar përshëndet avancimin historik të H.R. 6411 në Kongresin Amerikan

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.