Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gazetarët e RTK-së akuzojnë menaxhmentin për censurë dhe presion politik

Qendra Info by Qendra Info
25/08/2025
in Lajme
0
Gazetarët e RTK-së akuzojnë menaxhmentin për censurë dhe presion politik
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup redaktorësh dhe gazetarësh të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të menaxhmentit për t’i përjashtuar nga moderimi i emisioneve kryesore, duke e cilësuar atë si “arbitrar dhe joligjor”.

Në një reagim publik të shpërndarë në Facebook, gazetarja dhe moderatorja Blerta Foniqi Kabashi tha se vendimi iu komunikua të premten, në fund të orarit të punës, pa asnjë paralajmërim. Sipas saj, bëhet fjalë për ndalimin e moderimit të Magazinës së orës 17:00 dhe Lajmeve të orës 23:00.

“Ky është një akt arbitrar, një censurë alarmante në Transmetuesin Publik. Vendimi nuk ka asnjë bazë ligjore dhe vjen në një moment kur RTK-ja nuk ka Bord funksional, i vetmi organ që mund të ndryshojë skemën programore,” thuhet në reagim.

Gazetarët po ashtu theksuan se presioni dhe akuzat e pabaza nga eprorët kanë qenë të vazhdueshme, duke e bërë të vështirë ushtrimin e detyrave profesionale. Ata shtuan se heqja e emisioneve është e lidhur drejtpërdrejt me përmbajtjen e tyre kritike ndaj pushtetit.

“Vendimi ka vetëm një qëllim: heshtjen e zërit të panënshtruar dhe profesional brenda Transmetuesit Publik. Ky është një alarm serioz për demokracinë në vend,” shkruajnë redaktorët.

Në deklaratë janë nënshkruar: Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Jehona Zhitia, Edona Musa, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami, të cilët paralajmëruan se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Related

Previous Post

Luftëtari i Vitit 2025: Kush do të marrë kurorën e boksit botëror?

Next Post

Lee i Koresë së Jugut takohet me Trumpin: Tregtia dhe siguria në qendër të samitit në Uashington

Next Post
Lee i Koresë së Jugut takohet me Trumpin: Tregtia dhe siguria në qendër të samitit në Uashington

Lee i Koresë së Jugut takohet me Trumpin: Tregtia dhe siguria në qendër të samitit në Uashington

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.