Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Gazi amerikan, Kurti nuk u përgjigjet thirrjeve: “Po shqyrtojmë furnizimin përmes Shqipërisë”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
15/07/2026
in Category
0
Gazi amerikan, Kurti nuk u përgjigjet thirrjeve: “Po shqyrtojmë furnizimin përmes Shqipërisë”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e tij sa i përket çështjes së gazit të lëngshëm amerikan.

Pavarësisht, thirrjeve të shumta vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë qëndrimin zyrtar të SHBA-së që Kosova të ndërtojë infrastrukturë për gazin amerikan, Kurti sërish ka përmendur se vendi ka plane tjera për të ardhmen sa i përket sektorit të energjisë.

Të mërkurën, gjatë ceremonisë zyrtare për fillimin e ndërtimit të Parkut Solar Fotovoltaik në Rahovec, duke folur për planet e Kosovës sa i përket këtij sektori, Kurti ka theksuar se janë duke e shqyrtuar alternativën e furnizimit nga termocentrali i Vlorës.

“Po shqyrtojmë mundësinë për të përdorur gazin e lëngësuar nga SHBA përmes bashkëpunimit me Shqipërinë, përmes termocentralit të Vlorës.”, ka deklaruar Kurti, gjatë fjalimit të tij.

Ai ka përmendur disa prej planeve tjera që ka Kosova sa i përket sektorit të energjisë, ku ka veçuar edhe programin kompakt, apo projektin e baterive.

“Jemi mirënjëhojës që presidenti Trump ka vendosur që të vazhdojë programin kompakt, vitin e kaluar…Gjatë gushtit presim aplikimin e kompanive amerikane për projektin e baterive.”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.

Ndryshe, e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipatti, kishte bërë thirrje që Kosova të bëhet pjesë e projektit të gazit amerikan.

Related

Previous Post

Shoqëria civile kërkon thirrjen e seancës konstituive, Presidenca: Duhet t’u lihet kohë partive për marrëveshje.

Next Post

REL: Kosovës i skadon afati në mesnatë, ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes.

Next Post
REL: Kosovës i skadon afati në mesnatë, ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes.

REL: Kosovës i skadon afati në mesnatë, ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.