Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjashtë vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë: Mbi 276 mijë të infektuar dhe 3,238 viktima

Enesa Veseli by Enesa Veseli
13/03/2026
in Lajme
0
Gjashtë vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë: Mbi 276 mijë të infektuar dhe 3,238 viktima
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot shënohen gjashtë vjet nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë. Rastet e para u diagnostikuan më 13 mars 2020 në Departamentin e Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), duke shënuar fillimin e përballjes së vendit me pandeminë që preku mbarë botën.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 13 marsi i vitit 2020 deri më 13 mars 2026, në Kosovë janë testuar mbi 2 milionë mostra për virusin SARS-CoV-2. Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar gjithsej 276,300 raste pozitive me COVID-19, ndërsa 3,238 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se, pavarësisht se pandemia ishte një sfidë e panjohur për Kosovën dhe për gjithë botën, institucionet arritën të reagojnë dhe të menaxhojnë situatën përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas tyre, shkëmbimi i informatave në kohë reale dhe vendimmarrja e përbashkët ndërmjet institucioneve dëshmuan se bashkëpunimi është një nga faktorët kryesorë për përballimin e krizave të mëdha shëndetësore.

Gjashtë vjet pas rasteve të para, institucionet thonë se sistemi i shëndetit publik në Kosovë është më i përgatitur për të identifikuar, monitoruar dhe reaguar ndaj sfidave të ngjashme në të ardhmen.

Related

Previous Post

Dega e partisë Guxo në Pejë jep dorëheqje, kritikohet ashpër Donika Gërvalla

Next Post

Abdixhiku ia kthen përgjigjen Kurtit: Takohemi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Next Post
Abdixhiku ia kthen përgjigjen Kurtit: Takohemi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Abdixhiku ia kthen përgjigjen Kurtit: Takohemi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.