Një person është gjetur pa shenja jete rreth orës 08:00 në rrugën ‘Enver Maloku’ në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.
Siç deklaroi Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës: “Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim për vdekjen dhe po vazhdon me veprimet hetimore dhe ekzaminimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

