Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Gjini premton lehtësira tatimore për bujqit: Asnjë familje që prodhon ushqim nuk do të penalizohet me taksa të rënda.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
01/06/2026
in Category
0
Gjini premton lehtësira tatimore për bujqit: Asnjë familje që prodhon ushqim nuk do të penalizohet me taksa të rënda.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka prezantuar një nga zotimet kryesore të planit të tij elektoral, që lidhet me mbështetjen e drejtpërdrejtë për bujqit dhe prodhuesit vendorë të ushqimit.

Gjini ka deklaruar se tokat e mbjella dhe familjet që merren me prodhimin e ushqimit nuk duhet të rëndohen më me obligime tatimore që, sipas tij, penalizojnë prodhimin vendor.

“Një nga premtimet bazë të fushatës e planit tonë. Asnjë pëllëmbë tokë e mbjellë dhe asnjë familje që prodhon ushqim për tryezat tona nuk do të penalizohet më me taksa të rënda”, ka shkruar Gjini.

Ai tha se heqja e këtij obligimi do të përbënte mbështetje direkte për prodhuesit vendorë, duke e lidhur këtë masë me synimin për fuqizimin e sektorit të bujqësisë.

Sipas Gjinit, bujqësia duhet të trajtohet si një prej sektorëve kyç të zhvillimit ekonomik në vend.

Related

Previous Post

Hoxha pas takimit me Hamzën: Institucionet të konstituohen sa më shpejt në frymë bashkëpunimi e përgjegjshmërie.

Next Post

Nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, MASHTI: Verifikoni me kujdes saktësinë e të dhënave.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.