Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Gjukaj: KEK-un e gjetëm në minus, e dorëzuam me 83 milionë euro plus

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
09/11/2022
in Ballina
0
Gjukaj: KEK-un e gjetëm në minus, e dorëzuam me 83 milionë euro plus
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtori i KEK-ut në periudhën 2008-2013, Arben Gjukaj po raporton para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

 

Pjesë e këtij raportimi ishin edhe ish-anëtarët e Bordit të KEK-ut, Agim Nika, Ismail Januzit, Izet Ibrahimi dhe Flamur Keqa, derisa mungoi kryetari i Bordit, Fadil Çitaku.

Gjukaj duke folur për gjendjen në të cilën e kishte marrë kompaninë nën drejtim ka thënë se ajo ka qenë shumë e rëndë.

“Kompaninë e kemi gjetur me humbje prej 56 përqind të energjisë, me furnizim 3 me 3 në Prishtinë dhe më 2 me 4 në zonat e tjera. Me prodhim 3 teravat, me 78 milionë euro të hyra dhe realisht pa qymyr. Derisa e kemi  dorëzuar kompaninë në vitin 2013 me 95 përqind të inkasimit, duke i zvogëluar humbjet teknike dhe komerciale për 70 përqind. Pas dy vitesh e kemi kthyer furnizimin pa reduktime, e kemi dyfishuar prodhimin e energjisë nga 3 teravat në 6.3 teravat dhe falë një projekti kemi filluar të kemi prodhim të qymyrit me tonelata në Sibovc”, ka theksuar në fillim të raportimit Gjukaj para këtij komisioni.

Ai ka thënë se kur e kanë marrë drejtimin e KEK-ut, kompania ka qenë minus 17 milionë euro në bankë, derisa pas dorëzimit të pozitës menaxhuese e ka lënë kompaninë me 83 milionë euro plus.

Related

Previous Post

Bota do të ketë 8 miliardë banorë, rritja më e madhe nga vendet e zhvilluara

Next Post

Startap-ët dhe Teknologjia Informative, zero financim nga qeveritë e vendit

Next Post
Startap-ët dhe Teknologjia Informative, zero financim nga qeveritë e vendit

Startap-ët dhe Teknologjia Informative, zero financim nga qeveritë e vendit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.