Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata e Prishtinës dënon me burgim të përjetshëm vëllezërit Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Qendra Info by Qendra Info
28/05/2025
in Lajme
0
Gjykata e Prishtinës dënon me burgim të përjetshëm vëllezërit Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj vëllezërve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, duke i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi. Vendimi u mor të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dy të akuzuarit janë fajtorë për veprën penale “Vrasje e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ata u dënuan gjithashtu për “Dëmtim të varreve apo kufomave”, sipas nenit 413, paragrafi 2, po ashtu i lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Në aktakuzë përmendet se gjatë periudhës nga 9 janari deri më 8 prill 2021, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, në bashkëkryerje dhe pas një marrëveshjeje paraprake, planifikuan dhe kryen vrasjen e Bedri Rexhepit me qëllim fitimi i dobisë pasurore.

Gjykata vendosi që dënimi i përjetshëm të përfshijë edhe kohën që të dy të akuzuarit kanë kaluar në paraburgim.

Ky rast ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të natyrës së krimit dhe pasojave që ai ka pasur në komunitetin lokal.

Related

Previous Post

Trump ofron “Kupolën e Artë” falas Kanadasë nëse bashkohet me SHBA-në

Next Post

Arrestohet i dyshuari për kanosje dhe lëndim të lehtë trupor në lagjen Ulpiana

Next Post
Arrestohet i dyshuari për kanosje dhe lëndim të lehtë trupor në lagjen Ulpiana

Arrestohet i dyshuari për kanosje dhe lëndim të lehtë trupor në lagjen Ulpiana

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.