Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata Kushtetuese kundër presioneve politike: “Pavarësia jonë është themel i demokracisë”

Qendra Info by Qendra Info
08/09/2025
in Lajme
0
Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë, duke i cilësuar ato si të pamatura dhe të rrezikshme për rendin kushtetues.

Në reagimin zyrtar thuhet se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese nuk është privilegj i gjyqtarëve, por një shtyllë themelore e shtetit të së drejtës. Sipas saj, paanshmëria dhe pavarësia e këtij institucioni janë të garantuara me Kushtetutë dhe nuk mund të cënohen nga asnjë institucion, parti politike apo individ.

“Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë,” thekson Gjykata.

Vendimet e saj, sipas reagimit, mbështeten vetëm në Kushtetutë, në praktikën gjyqësore dhe në standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore. Prandaj, çdo deklaratë që relativizon apo paragjykon vendimet e Gjykatës konsiderohet e papërgjegjshme dhe e dëmshme për zhvillimin demokratik të vendit.

Gjykata apelon tek të gjitha palët politike e institucionale që të respektojnë pavarësinë e saj, të përmbahen nga sulmet verbale ndaj gjyqtarëve dhe të kontribuojnë në forcimin e rendit kushtetues.

“Vetëm respektimi i këtij parimi themelor garanton një shoqëri të drejtë, demokratike dhe funksionale për të gjithë qytetarët e Kosovës,” përfundon reagimi.

Related

Previous Post

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë–Pejë (Vragoli), tre persona të lënduar

Next Post

FSK pajiset me dronë amerikanë RQ-20 Puma, hap i ri në modernizimin e ushtrisë

Next Post
FSK pajiset me dronë amerikanë RQ-20 Puma, hap i ri në modernizimin e ushtrisë

FSK pajiset me dronë amerikanë RQ-20 Puma, hap i ri në modernizimin e ushtrisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.