Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata në Prizren pranon kërkesën e Prokurorisë: Paraburgim për 23 të dyshuar për manipulim zgjedhor

Qendra Info by Qendra Info
25/01/2026
in Lajme
0
Gjykata në Prizren pranon kërkesën e Prokurorisë: Paraburgim për 23 të dyshuar për manipulim zgjedhor
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat e Prokuroria Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 personave, të dyshuar për vepra penale që lidhen drejtpërdrejt me procesin zgjedhor.

Sipas njoftimit zyrtar, 21 të pandehur, në cilësinë e komisionerëve, dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”. Prokuroria bën të ditur se ata kanë vepruar si anëtarë të ekipeve të numërimit në Qendrën e Numërimit (QKN), me autorizime të marra nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, ndërsa dyshohet se disa prej tyre kanë qenë edhe kryesues komisionesh.

Po ashtu, për një të pandehur, në cilësinë e komisioneres, është kërkuar paraburgim për dy vepra penale: falsifikim i rezultateve të votimit dhe marrje ryshfeti.

Ndërkohë, për një tjetër të pandehur, në cilësinë e vëzhguesit, kërkesa për paraburgim është paraqitur për kanosje dhe dhënie ryshfeti.

Deri më tani kanë përfunduar dy seanca gjyqësore, ndërsa dy të tjera janë ende në zhvillim dhe pritet të përmbyllen gjatë ditës së sotme. Gjykata ka njoftuar se vendimet përfundimtare lidhur me kërkesat e Prokurorisë do të përpilohen dhe shpallen brenda afateve ligjore.

Hetimet po vijojnë, ndërsa rasti shihet si një nga goditjet më serioze ndaj dyshimeve për manipulim të procesit zgjedhor në vend.

Related

Previous Post

Evropa Qendrore dhe Lindore vihen në provë në Davos 2026

Next Post

Trump kërcënon Kanadanë me tarifë 100% nëse afrohet me Kinën: “Do të paguajnë çmim të plotë”

Next Post
Trump kërcënon Kanadanë me tarifë 100% nëse afrohet me Kinën: “Do të paguajnë çmim të plotë”

Trump kërcënon Kanadanë me tarifë 100% nëse afrohet me Kinën: “Do të paguajnë çmim të plotë”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.