Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Gjykata s’ia dërgoi Njësisë së Transportit urdhrin për sjelljen e të akuzuarve, dështon seanca e rigjykimit të katërt për vrasjen në qendër të Prishtinës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
22/07/2026
in Category
0
Gjykata s’ia dërgoi Njësisë së Transportit urdhrin për sjelljen e të akuzuarve, dështon seanca e rigjykimit të katërt për vrasjen në qendër të Prishtinës.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet të mërkurën seanca e rigjykimit të katërt për rastin e vrasjes së N.S., në qendër të Prishtinës në nëntor të vitit 2017, ku të akuzuar janë Arlind Ahmeti dhe Agron Vllasaliu. Shkak i dështimit të seancës u bë mosdërgimi i urdhrit te Njësia e Transportit për sjelljen e të akuzuarve.

Gjykatësi i rastit, Naser Foniqi tha se urdhri është përpiluar më 2 korrik 2026, por nuk është dërguar tek Njësia e Transportit dhe meqenëse prania e të akuzuarve është e detyrueshme dhe ata nuk janë përgjegjës pse sot mungojnë, seanca u shty për një datë tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë më 16 prill 2019, pasi që kishte bërë rikualifikimin e veprës penale, të akuzuarin Arlind Ahmeti e kishte shpallur fajtor për shtytje në vrasje të rëndë, duke shqiptuar dënim unik prej 17 vjetësh burgim. Kurse, Agron Vllasaliu gjendej në arrati.

Por, Gjykata e Apelit, në nëntor të vitit 2019, kishte vendosur që ky rast të gjykohet sërish nga gjykata e shkallës së parë, me arsyetimin se aktgjykimi i 16 prillit 2019, është në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Kurse, më 13 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë sërish e kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Agron Vllasaliu dhe Arlind Ahmeti, duke i dënuar me nga 21 vjet burgim për vrasje të rëndë në bashkëkryerje të tani të ndjerit N.S, në vitin 2017 në Prishtinë.

Ndërsa, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023, me rastin e ankesave të përfaqësuesit të palëve të dëmtuara, avokatit Nexhmedin Sejdiu, mbrojtësve të të akuzuarit Arlind Ahmeti, avokatëve Asdren Hoxha dhe Fitim Malokaj, si dhe mbrojtësit të të akuzuarit Agron Vllasaliu, avokatit Florent Latifaj, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe çështjen ia ka kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Më pas, Themelorja më 11 tetor 2024 pasi ua ricilësoi veprën penale në “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, Ahmetin dhe Vllasaliun i dënoi me nga 16 vjet burgim. Por, rasti është kthyer sërish në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Në rigjykimin e tretë, Themelorja më 20 tetor 2025 i dënoi sërish me nga 16 vjet burgim dy të akuzuarit. Gjykata ricilësoi veprën penale nga “Vrasje e rëndë” në “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, për të cilën vepër dy të akuzuarit u dënuan me nga 12 vjet burgim. Ndërkaq, për “Armëmbajtje pa leje”, u dënuan me nga 4 vjet e 6 muaj burgim. Ndaj tyre, u shpall dënim unik me nga 16 vjet burgim.

Por, sërish Apeli përmes vendimit të 17 prillit 2026, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka anuluar vendimin e shkallës së parë dhe çështjen e ktheu në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 13 korrik 2021, Agron Vllasaliu akuzohet se më 24 nëntor 2017, në bazë të marrëveshjes paraprake me të pandehurin Arlind Ahmeti, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin N.S dhe kanë rrezikuar jetën e tani të dëmtuarve, Behar Sahiti, Lumbardh Kukaj, Freskim Farizi, R.K., dhe Mërgim Kqiku./BetimipërDrejtësi/

Related

Previous Post

Policia inicion rast për shmangie nga tatimi ndaj disa parkingjeve në Prizren e Suharekë.

Next Post

Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, plagoset një kalimtar rasti.

Next Post
Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, plagoset një kalimtar rasti.

Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, plagoset një kalimtar rasti.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.