Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata Speciale rrëzon mocionin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së – Akuzat mbeten në fuqi

Qendra Info by Qendra Info
16/07/2025
in Lajme
0
Avokati i Popullit i Gjykatës së Hagës: Të paraburgosurit ankohen më shumë për rregullat e burgut dhe ushqimin
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Speciale ka vendosur sot të hedhë poshtë mocionin e paraqitur nga mbrojtja e krerëve të UÇK-së, duke konfirmuar të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të përfshira në aktakuzë.

Mbrojtja kishte kërkuar që të rrëzoheshin akuzat që lidhen me periudhën jashtë intervalit që, sipas tyre, nuk përfshin një konflikt të armatosur, pra para fundit të majit 1998 dhe pas qershorit 1999.

Mbrojtja: S’ka pasur konflikt të armatosur jashtë këtyre datave

Avokatët e të akuzuarve argumentuan se në Kosovë nuk ka pasur konflikt të armatosur të vlefshëm juridikisht para fundit të majit 1998 dhe pas qershorit 1999, dhe kërkuan që incidentet e pretenduara në këto periudha të përjashtohen nga aktakuza.

Gjykata: Rrëzimi do të fragmentarizonte çështjen

Megjithatë, Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Charles Smith vendosi se kërkesa për rrëzim të akuzave nuk qëndron, pasi provat janë shqyrtuar për secilën pikë të aktakuzës dhe pranuar si të vlefshme në këtë fazë.

“Nëse kjo kërkesë do të aprovohej, do të shkaktonte fragmentarizimin e rastit,” theksoi gjyqtari Smith në arsyetimin e tij.

Ai shtoi se mbrojtja kundërshton vetëm një aspekt të provave të paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), konkretisht në lidhje me vlefshmërinë kohore të periudhës së pretenduar si konflikt i armatosur.

Sipas ZPS-së, konflikti jondërkombëtar në Kosovë ka zgjatur nga marsi deri në shtator të vitit 1999, ndërsa mbrojtja pretendon se nuk ka pasur konflikt të tillë para fundit të majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.

Për pasojë, mbrojtja kërkoi që të rrëzohen të gjitha akuzat për krimet që dyshohet se janë kryer jashtë këtij afati, por kjo u refuzua nga gjykata.

Ky vendim i Trupit Gjykues i jep dritë jeshile vijimit të procesit gjyqësor pa kufizime kohore mbi aktakuzën, duke forcuar pozicionin e prokurorisë në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij.

Related

Previous Post

SHBA prezanton superkompjuterin “Nexus”: më i fuqishëm se 8 miliardë njerëz që llogarisin njëkohësisht

Next Post

Presidentja Osmani në Riga: Kosova, aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike dhe sigurisë globale

Next Post
Presidentja Osmani në Riga: Kosova, aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike dhe sigurisë globale

Presidentja Osmani në Riga: Kosova, aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike dhe sigurisë globale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.