Policia greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM ka finalizuar një operacion të madh antidrogë, duke zbuluar 1.1 ton kanabis dhe një arsenal armësh. Në pranga kanë rënë gjashtë shtetas shqiptarë, mes tyre edhe gra.
Sipas mediave greke, grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi, e kishte hedhur në treg prodhimin dhe ndërkohë merrej me shpërndarjen e kokainës dhe drogave sintetike.
Hierarkia e grupit
Kreu i bandës ishte një 39-vjeçar shqiptar, i njohur me precedentë penalë për tentativë vrasje dhe grabitje. Pas tij në strukturë qëndronte një 36-vjeçar shqiptar, ndërsa si bashkëpunëtorë u arrestuan dy gra 35-vjeçare dhe një 73-vjeçare, të cilat merreshin me ruajtjen, magazinimin e drogës, parave, celularëve dhe transportin e kreut të grupit.
Në pranga përfundoi edhe një 50-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjet një thikë dhe rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi. Ky i fundit kishte precedentë penalë për organizatë kriminale, drogë dhe armë si dhe shkelje të ligjit për emigrantët.
Droga dhe armët e sekuestruara
Gjatë operacionit, policia greke sekuestroi:
-
1 ton e 161 kg marijuanë
-
1640 rrënjë marijuanë
-
4.3 gr kokainë
-
3.5 gr ketaminë
-
10 gr kristal methamfetaminë (MDMA)
-
9 tableta ekstazi, me vlerë tregu rreth 8 milionë euro
-
2 pistoleta, 1 kallashnikov, 1 granatë, 134 fishekë, 1 thikë
-
4 peshore elektronike
-
3 automjete
-
17 celularë
-
Para të falsifikuara dhe të huaja: 12.250 euro false, 120 euro, 1900 lekë, 70 paund, 22 dollarë amerikanë, 10 dollarë kanadezë dhe 20 franga zviceriane
Operacioni konsiderohet një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut të drogës në Greqi vitet e fundit, ndërsa autoritetet greke nuk përjashtojnë që rrjeti të ketë pasur lidhje edhe jashtë vendit.