Tiranë, 27 tetor 2025 – Ish-deputetja Grida Duma ka lënë të kuptohet se mund të rikthehet në politikë, përmes një deklarate që ka ngjallur interes të madh në episodin më të fundit të podcastit të saj.
Gjatë bisedës me Hati-n, një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, Duma foli për mundësinë e krijimit të një partie të re, me në qendër gratë dhe modelet moderne të shoqërisë shqiptare.
“Një ditë do zgjohem në mëngjes dhe do bëj një parti që do ketë në fokus gratë,” – tha Duma, duke i bërë Hati-t një ftesë të hapur për t’u përfshirë në këtë nismë.
E ftuara reagoi pozitivisht:
“Më pëlqejnë sfidat, më pëlqejnë gjërat e reja. Pse jo, do e testoj veten deri ku mund të shkoj.”
Në fund të bisedës, Duma la të kuptohej se kjo mund të jetë më shumë se një ide, duke shtuar se do ta mbajë mend këtë moment “përpara se të të marrë dikush tjetër”.
Rikthim në politikë apo një sfidë e re? Koha do ta tregojë.

