Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Grupi “Asnjë cent më shumë” mban konferencë për media kundër rritjes së çmimit të energjisë

Qendra Info by Qendra Info
17/04/2025
in Lajme
0
Grupi “Asnjë cent më shumë” mban konferencë për media kundër rritjes së çmimit të energjisë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi qytetar “Asnjë cent më shumë” ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media, e cila do të zhvillohet të premten, më 18 prill, duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu”, pranë Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të bërë publik, kjo konferencë organizohet në vazhdën e kundërshtimeve qytetare ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16.1%.

Përfaqësuesit e grupit paralajmërojnë se në këtë konferencë do të bëhen publike kërkesat e tyre kryesore, përfshirë:

  • Shkarkimin e Bordit të ZRrE-së,

  • Shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit për rritjen e çmimit,

  • Garancinë për transparencë në të gjitha proceset vendimmarrëse që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Po ashtu, gjatë konferencës do të publikohen edhe detajet për protestën qytetare të paralajmëruar për ditën e shtunë, më 20 prill, në Prishtinë. Organizatorët theksojnë se kjo protestë do të jetë një vazhdimësi e rezistencës kundër asaj që e quajnë “padrejtësi sociale dhe ekonomike” të shkaktuar nga vendime arbitrare.

Grupi “Asnjë cent më shumë” po bën thirrje për pjesëmarrje të gjerë qytetare, duke potencuar se ky mobilizim është i domosdoshëm për të mbrojtur interesin publik dhe për të kërkuar llogaridhënie institucionale.

Related

Previous Post

Dy herë dështoi, Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive

Next Post

Vucic luhatet: S’kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën, do të shohim si rrjedhin gjërat

Next Post
Vucic luhatet: S’kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën, do të shohim si rrjedhin gjërat

Vucic luhatet: S’kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën, do të shohim si rrjedhin gjërat

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.