Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Guerot: Franca mbetet aleat i palëkundur i Kosovës, synojmë forcimin e bashkëpunimit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/07/2026
in Category
0
Guerot: Franca mbetet aleat i palëkundur i Kosovës, synojmë forcimin e bashkëpunimit.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot Franca feston Ditën e saj Kombëtare, e njohur ndryshe si Dita e Bastijës, një datë që shënon fillimin e Revolucionit Francez dhe triumfin e vlerave të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, shpjegoi rëndësinë e kësaj feste dhe lidhjen e fortë që populli francez ka me idenë e Republikës dhe demokracisë.

Guérot, tha se 14 Korriku, Dita Kombëtare e Francës, përfaqëson vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika Franceze – lirinë, barazinë dhe vëllazërinë duke theksuar se këto mbeten në themel të identitetit të shtetit francez.

“14 Korriku është festa kombëtare prej vitit 1880, një shekull pas Bastijës. Pra, kemi themeluar republikën, demokracinë. Këto janë idetë e republikës, me të cilat francezët janë shumë të lidhur: liria, barazia dhe vëllazëria. Këto janë në themel të Republikës”, u shpreh ai.

Ambasadori foli edhe për mënyrën se si shënohet kjo ditë në Francë, duke përmendur tri aktivitetet kryesore.

“Në Francë i kemi tri momente kryesore. Më 13 korrik është tradita e ballos së zjarrfikësve. Më 14 korrik mbahet parada ushtarake, ndërsa në mbrëmje organizohen fishekzjarre në të gjithë Francën”, tha Guérot.

Duke folur për marrëdhëniet me Kosovën, ambasadori theksoi se Franca ka qenë mbështetëse e saj që nga fillimi.

“Franca është përkrah Kosovës prej fillimit. Franca është një aleat, një mik i besueshëm, solidar në qëndrueshmëri, në vazhdimësi. E kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës, krijimin e shtetit të Kosovës”, deklaroi ai në RTK.

Sipas Guérot, fokusi aktual i bashkëpunimit është mbështetja për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke veçuar organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë.

“Do të mund të ndihmojmë, të kontribuojmë në organizimin e mirë të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Prishtinë. Ne i kemi pasur Lojërat Olimpike në vitin 2024 dhe kanë qenë mjaft të suksesshme. Jemi të gatshëm të ndajmë përvojën tonë me Kosovën dhe ta ndihmojmë në mënyrë konkrete, në mënyrë që Lojërat Mesdhetare të jenë një sukses dhe një festë e madhe, një imazh i mirë për Kosovën”, tha ambasadori francez.

Guérot, ka thënë se Franca synon ta intensifikojë bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme, veçanërisht në kulturë dhe ekonomi.

Guérot tha se dëshiron që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të zgjerohet në të gjitha fushat.

“Unë jam si një fëmijë në dyqanin e lodrave, dëshiron t’i ketë të gjitha. Edhe unë dëshiroj ta rris bashkëpunimin në të gjitha fushat”, tha ai.

Ambasadori theksoi se Franca ka një politikë aktive kulturore në Kosovë, duke mbështetur kinematografinë, festivalet dhe Institutin Francez.

“Ne mbështesim kinematografinë kosovare, kemi bashkëprodhime filmash dhe mbështesim festivalin ‘Anibar’. Jemi të kënaqur gjithashtu që është krijuar Instituti Francez i Kosovës dhe ka shumë njerëz në Kosovë që mësojnë gjuhën frënge”, u shpreh Guérot.

Ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve forcohen edhe përmes lidhjeve ndërmjet qytetarëve.

“Kemi një lidhshmëri të madhe njerëzish, një diasporë relativisht të madhe dhe lidhje familjare mes francezëve dhe kosovarëve”, deklaroi ai.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, Guérot përmendi investimet franceze në Kosovë, përfshirë ato në Aeroportin e Prishtinës dhe praninë e kompanive me kapital francez.

“Në lëminë ekonomike kemi disa investime në Aeroportin e Prishtinës. Kemi edhe kompani të tjera që janë të pranishme në Kosovë”, tha ambasadori francez

Related

Previous Post

Bajrami për gjendjen në shëndetësi: Ka tenderë për gjithçka, por s’ka çarçafë.

Next Post

Shala zbulon fjalët e Clintonit: “Ia vlen të sakrifikoj edhe karrierën time për çlirimin e Kosovës”.

Next Post
Shala zbulon fjalët e Clintonit: “Ia vlen të sakrifikoj edhe karrierën time për çlirimin e Kosovës”.

Shala zbulon fjalët e Clintonit: “Ia vlen të sakrifikoj edhe karrierën time për çlirimin e Kosovës”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.