Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haliti: Kurti e ka një “zar në xhep”, vetëm sa nuk tha që LDK-ja do ta mbështesë

Qendra Info by Qendra Info
24/02/2026
in Lajme
0
Haliti sqaron deklaratën për votat: Ishte ironi, jo relativizim i vjedhjes së votës
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Haliti deklaroi se edhe kandidati i PDK-së për president mund të propozohet nga Kurti, duke argumentuar se pa dakordim me kryeministrin nuk mund të ketë funksionim normal institucional.

“S’mund ta zgjedhim kandidatin tonë pa dashur Kurti. Nëse propozojmë një kandidat me të cilin ai mendon se nuk mund të bashkëpunojë, atëherë nuk funksionon. Duhet bashkëpunim president–kryeministër”, tha ai.

Sipas tij, mundësia për zgjedhjen e presidentit është aktualisht më e afërt sesa opsioni i zgjedhjeve të reja. Megjithatë, ai shtoi se një marrëveshje mes PDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje do të ulte tensionet politike, edhe pse personalisht është kundër një bashkëpunimi të tillë.

Kritika ndaj Osmanit

Duke folur për presidenten aktuale, Vjosa Osmani, Haliti e cilësoi mandatin e saj si jo-unifikues.

Ai tha se Osmani ka pasur momente të favorshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare, por jo gjithmonë në harmoni me kryeministrin. Sipas tij, një nga detyrimet kryesore të presidentit është unifikimi i spektrit politik dhe përfaqësimi gjithëpërfshirës.

“Presidentja në asnjë udhëtim zyrtar nuk e ka marrë me vete përfaqësues nga opozita. Në shumë vende të botës, presidentët përfshijnë edhe pozitën dhe opozitën në delegacione, madje edhe përfaqësues të biznesit, varësisht nga natyra e takimeve”, deklaroi Haliti.

Ai shtoi se shumica e takimeve ndërkombëtare të Osmanit kanë qenë në kuadër konferencash apo tryezash joformale, ndërsa sipas tij takimet dypalëshe me peshë simbolike dhe protokollare kanë qenë të pakta.

Related

Previous Post

Hamza: Osmani nuk i ka të garantuara votat e PDK-së për një mandat të dytë

Next Post

Ursula von der Leyen në Kiev për herë të dhjetë: Nuk do të tërhiqemi, paqe me kushtet e Ukrainës

Next Post
Ursula von der Leyen në Kiev për herë të dhjetë: Nuk do të tërhiqemi, paqe me kushtet e Ukrainës

Ursula von der Leyen në Kiev për herë të dhjetë: Nuk do të tërhiqemi, paqe me kushtet e Ukrainës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.