Mitrovica e Jugut kaloi sot zyrtarisht te kryetari i ri. Bedri Hamza i dorëzoi mandatin Faton Pecit, i cili doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit.
Në ceremoninë e dorëzimit, Hamza u shfaq i qetë dhe i qartë: gara politike ka përfunduar, ndërsa bashkëpunimi për qytetin sapo fillon.
“Të uroj për detyrën e re, të uroj shëndet e sukses. Unë, kudo që të jem, do të jap maksimumin për të bërë veprimet e nevojshme në dobi të qytetit dhe qytetarëve të Mitrovicës, pavarësisht a jam në pozitë apo opozitë. Gara politike ka përfunduar”, tha Hamza.
Nga ana tjetër, mandati i ri i Pecit shënon nisjen e një kapitulli të ri politik në Mitrovicë, ndërsa dorëzimi i sotëm vjen pa tensione dhe me zotimin publik të bashkëpunimit institucional.
Në Mitrovicë tash nis puna — e politika, për këtë raund, ka mbyllur kapitullin e vet.

