Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hamza: Kosovës i duhen institucione stabile dhe funksionale, takim me ambasadorin austriak.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
07/07/2026
in Category
0
Hamza: Kosovës i duhen institucione stabile dhe funksionale, takim me ambasadorin austriak.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve.

Sipas një komunikate të PDK-së, Hamza ka theksuar se Kosova ka kaluar një periudhë të gjatë të paqëndrueshmërisë politike dhe se vendit i nevojiten institucione funksionale, stabile dhe efektive.

“Presim që certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të përfundojë në ditët e ardhshme. PDK mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, funksionimit të institucioneve dhe mbrojtjes së interesit shtetëror”, citohet të ketë thënë Hamza.

Gjatë takimit, kreu i PDK-së shprehu shqetësim për zhvillimet në vend, duke vlerësuar se Kosova ka shënuar prapakthim në fusha të rëndësishme, si ekonomia, integrimi euroatlantik, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes.

Ai theksoi se PDK mbetet e përkushtuar të kontribuojë në forcimin e institucioneve demokratike dhe në avancimin e prioriteteve strategjike të Kosovës, në interes të qytetarëve dhe të ardhmes euroatlantike të vendit.

Related

Previous Post

Supremja rrëzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve.

Next Post

Apeli ia ul dënimin Dejan Pantiqit, nga 2 në 1 vit burg për sulmin ndaj KKZ-së.

Next Post
Apeli ia ul dënimin Dejan Pantiqit, nga 2 në 1 vit burg për sulmin ndaj KKZ-së.

Apeli ia ul dënimin Dejan Pantiqit, nga 2 në 1 vit burg për sulmin ndaj KKZ-së.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.