Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hamza: Kurti po bie me shpejtësi, kapja e shtetit ka arritur kulmin

Qendra Info by Qendra Info
03/12/2025
in Lajme
0
Hamza kishte paralajmëruar më herët rrezikun nga përmbytjet në urën e re të Ibrit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se gjendet në panik dhe se qeverisja e tij ka sjellë polarizim të thellë institucional në vend. Duke folur në Debat Plus, Hamza reagoi ndaj deklarimeve të Kurtit për “njerëz të PDK-së në administratë”, duke thënë se bindjet politike nuk mund të jenë kriter për largime nga puna.

“Sipas Kurtit, ende ka në administratë e në drejtësi njerëz të PDK-së, madje edhe në media. Kjo vetëm tregon se njerëzit kanë të drejtë të ruajnë bindjet e tyre politike. Kurrë në karrierën time askush nuk është lëvizur nga pozita për shkak të bindjeve të tij”, deklaroi Hamza.

Ai theksoi se mënyra e tij e vendimmarrjes është institucionale dhe e konsultuar, duke refuzuar çdo aludim se ai vepron si autoritar: “Vendimet i marr të analizuara dhe të koordinuara. Kam punuar me kryeministra të ndryshëm dhe gjithmonë kam respektuar vijën institucionale. Kur e jap fjalën, e mbaj.”

Hamza u përgjigj edhe ndaj deklarimeve të Kurtit për raportet brenda PDK-së, duke sqaruar rolin e Sami Lushtakut: “Sami Lushtaku është kryetar i degës në Skenderaj dhe anëtar i Këshillit Drejtues. As më shumë, as më pak.”

Me ironi, kreu i PDK-së tha se paniku i Kurtit po shihet hapur: “Po i sheh trendet. Kur fillon me zbrit shkallëve, shpesh zbritja përshpejtohet.”

Në një kritikë më të gjerë ndaj qeverisë së Vetëvendosjes, Hamza akuzoi ekzekutivin se ka kapur shtetin dhe ka minuar pavarësinë institucionale. “Këta jo vetëm që e kanë kapur shtetin, por e kanë plasë. Nuk ka institucion ku nuk kanë tentuar të ndërhyjnë. Që nga ekzekutivi te legjislativi e deri te organet e pavarura”, tha ai.

Hamza shtoi se Kosova po përballet me bllokada të rënda ndërkombëtare: “Kemi dy vjet që po vuajmë nga masa të BE-së, miliarda euro të pashfrytëzuara për shkak të krizës me qeverinë. Kjo është pasojë e politikave të gabuara dhe prishjes së marrëdhënieve ndërkombëtare.”

Në fund, kreu i PDK-së u shpreh se vendi ka nevojë urgjente për një kryeministër që bashkon, jo ndan: “Kosova ka nevojë për udhëheqje që garanton funksionimin normal të institucioneve dhe bashkon vendin, jo që e çon në përçarje.”

Related

Previous Post

LDK zgjeron frontin parazgjedhor: Abdixhiku nënshkruan marrëveshje me AKR-në dhe Partinë e Drejtësisë

Next Post

Gjermania dhe Britania rrisin bashkëpunimin: Steinmeier dhe Starmer konfirmojnë afrimin pas Brexit

Next Post
Gjermania dhe Britania rrisin bashkëpunimin: Steinmeier dhe Starmer konfirmojnë afrimin pas Brexit

Gjermania dhe Britania rrisin bashkëpunimin: Steinmeier dhe Starmer konfirmojnë afrimin pas Brexit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.