Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hamza: Nuk është ide e PDK-së lista e përbashkët opozitare, s’është diskutuar kurrë

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
03/07/2026
in Category
0
Hamza: Nuk është ide e PDK-së lista e përbashkët opozitare, s’është diskutuar kurrë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e ka dëmtuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se PDK-ja po e shtynë përpara idenë e bashkimit të opozitës në një listë të përbashkët zgjedhore.

Ai ka bërë me dije se pretendimi i të parit të LDK-së nuk është i vërtetë.

Në një intervistë për “Rubikon”, Hamza ka thënë se një ide e tillë nuk është biseduar asnjëherë brenda strukturave të PDK-së.

“Asnjëherë nuk është biseduar. Nga PDK-ja asnjëherë, unë jam kryetar i PDK-së”, ka thënë Hamza.

I pari i PDK-së është shprehur i habitur me pretendimin e të parit të LDK-së.

Hamza ka treguar se ka komunikim me Abdixhikun, por ai kurrë nuk ia ka ngritur si shqetësim këtë çështje.

“Nuk e di nga ka dal kjo ide, vetëm unë dhe z. Abdixhiki kemi komunikim. Asnjëherë nuk kemi diskutuar për një gjë të tillë. Kjo nuk ka qenë diskutim as mbrenda PDK-së. PDK që tri palë zgjedhje garon vetëm si PDK, pa koalicion. Ka mujtë dikush me u bashkangjitë dhe me qenë brenda PDK-së, por nën llogon e PDK, pa koalicion. Prandaj, asnjë tentativë, madje as si ide nuk është diskutuar brenda PDK-së për ndonjë listë të përbashkët ose për bllokim të proceseve për konstituim të institucioneve”, është shprehur Hamza.

Ai ka bërë me dije se është nën autoritetin e secilit subjekt politik që të sillet ashtu si të dëshiron.

“Është në autoritetin e secilit subjekt politik të sillet ashtu qysh e vlerëson struktura dhe udhëheqësia e atij subjekti politik”, ka thënë ai.

Javën e kaluar, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pretenduar se PDK-ja po e shtyn përpara idenë e një liste të përbashkët të opozitës.

Gjatë një interviste në “Rubikon”, ai kishte thënë se kjo ide është e rrezikshme për LDK-në.

“Se që ka një ide e cila po me frikëson shumë. Është ide e PDK-së kështu. Dhe nuk po them për Bedri Hamzën, sepse ai është burrë i jashtëzakonshëm”, kishte thënë Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, kjo ide do t`i shkonte në favor Albin Kurtit.

“Është një far skeme që e kom parë, në të cilën portretizohet që opozita të bëhet bashkë. Pra, shkojmë në zgjedhje të reja edhe një herë e bëjmë bashkë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në e bëjmë një listë e qesim një kandidat dhe ia japim Kurtit 80 për qind”, ka thënë Abdixhiku.

Pretendimet e Abidxhikut për “listë të përbashkët”, ishin rrezuar edhe nga ish-presidentja e Kosovës, Vjosa osmani.

Këtë javë, ajo ka mohuar se kjo ide ka qenë e PDK-së.

Në një intervistë në “Debat Plus”, Osmani ka treguar se kjo ide ishte përkrahur nga njerëz të partive të ndryshme dhe nga disa qarqe ndërkombëtare.

Sipas saj, ky propozim është shtyrë nga njerëz të partive të ndryshime në Kosovë.

“Ka njerëz të ndryshëm në parti të ndryshme që mund ta duan një gjë të tillë dhe kjo dëshirë në disa përmasa ka qenë edhe vendore dhe pakëz ndërkombëtarë. Ka qenë ide që është plasuar edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, më është prezantuar edhe mua. Kanë qenë ide që të këtë koalicion parazgjedhor PDK, LDK, AAK, Nisma e të tjerë. Të gjithë në një bllok të përbashkët”, ka treguar ajo.

Ish-presidentja ka theksuar se ajo ishte propozuar që ta udhëheq këtë listë.

“Pra, ka pas ide të tilla. Për mua kjo gjë ka qenë totalisht e papranueshme. Më është thënë: eja ti, prij kësaj liste të përbashkët. Natyrisht se ka qenë ide e papranueshme. Më shumë kanë qenë njerëz, individë nga kampe të ndryshme. Unë kam qenë kundër një ideje të tillë, ka qenë kundër edhe Lumir. Jemi të dy kundër edhe sot”, ka thënë ajo, duke treguar se pse e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

“Jam e bindur që nuk është në interes të LDK-së që të bëhet një shkrije e tillë të të gjithëve bashkë. Kjo do ta hante përbrenda LDK-në. Unë nuk shoh që do të kishim përkrahje qytetare në një ide të tillë. Prandaj edhe e kemi parandaluar. Kjo është edhe njëra prej shumë arsyejeve pse jam bashkua me LDK-në në këto zgjedhje”, ka thënë Osmani.

Related

Previous Post

Dëshmitarët e Masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burg për Ekrem Bajroviqin është qesharak.

Next Post

Hamiti: Kosova po i vuan pasojat e zgjedhjes së kësaj klase pushtetore.

Next Post
Hamiti: Kosova po i vuan pasojat e zgjedhjes së kësaj klase pushtetore.

Hamiti: Kosova po i vuan pasojat e zgjedhjes së kësaj klase pushtetore.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.