Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hamza pas takimit me Kurtin: Presidenti duhet të jetë figurë e unitetit

Qendra Info by Qendra Info
22/02/2026
in Lajme
0
Hamza kishte paralajmëruar më herët rrezikun nga përmbytjet në urën e re të Ibrit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të ri të vendit duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës dhe jo vetëm përgjegjësi e një partie politike.

Në një reagim publik, Hamza bëri të ditur se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për një takim konsultativ lidhur me zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Sipas tij, si subjekt opozitar, PDK nuk do të bëhet pengesë për proceset shtetërore, por nuk do të mbështesë kandidatura që nuk reflektojnë unitetin qytetar dhe frymën kushtetuese.

Hamza theksoi se përgjegjësia për të propozuar kandidatura i takon atyre që e kanë mandatin kushtetues, duke shprehur shpresën që të ketë reflektim dhe të shmangen kalkulimet e ngushta partiake.

“Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë. Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik”, ka theksuar ai.

Debatet për zgjedhjen e presidentit të ri janë intensifikuar ditët e fundit në Kosova, ndërsa partitë politike pritet të zhvillojnë konsultime për të gjetur një kandidat që mund të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Related

Previous Post

Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e PDK-së dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza

Next Post

7000 € borxh, 14 mijë € kamatë – Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për fajde në Rahovec

Next Post
7000 € borxh, 14 mijë € kamatë – Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për fajde në Rahovec

7000 € borxh, 14 mijë € kamatë – Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për fajde në Rahovec

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.