Bedri Hamza ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth procesit në Gjykatën Speciale, duke theksuar se rrugëtimi i popullit të Kosovës ka qenë i mbushur me sakrifica, por i drejtë në thelb.
“Nga lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë deri te mbrojtja në Gjykatën Speciale, rrugëtimi i popullit tonë ka qenë me shumë sakrifica, por gjithmonë i drejtë. Dje foli populli. Sot flasin ata”, ka shkruar Hamza, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagun #UÇK.
Deklarata e tij vjen në një moment kur në Hagë po dëgjohen deklaratat përmbyllëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në Prishtinë dhe qytete të tjera janë mbajtur aktivitete dhe reagime publike në mbështetje të tyre.
Reagimi i Hamzës i shtohet qëndrimeve të shumta politike që janë artikuluar gjatë ditëve të fundit, në një klimë ku përvjetori i pavarësisë është ndërthurur me zhvillimet në procesin gjyqësor në Hagë.

