Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hap konkret drejt ndërtimit të rrugës Prizren–Tetovë: Kurti pret grupin ndërshtetëror të punës

Qendra Info by Qendra Info
21/06/2025
in Lajme
0
Hap konkret drejt ndërtimit të rrugës Prizren–Tetovë: Kurti pret grupin ndërshtetëror të punës
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim zyrtar anëtarët e grupit punues ndërshtetëror për projektin e rrugës Prizren–Tetovë, së bashku me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, dhe zëvendësministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Hysen Durmishi.

Takimi shënon një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të një prej projekteve strategjike infrastrukturore që synon lidhjen direkte rrugore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut përmes qyteteve Prizren dhe Tetovë.

Në këtë takim u bë e ditur se pala maqedonase do të sigurojë së shpejti detyrën projektuese për segmentin Tetovë–Prizren, duke hapur rrugën për hartimin e projektit teknik dhe përgatitjen e standardeve ndërtimore të nevojshme.

Më herët gjatë ditës, grupi punues kishte zhvilluar një takim teknik paraprak, ku janë trajtuar në detaje pikat e detyrës projektuese. Synimi është që shumë shpejt të përmbyllet faza e përcaktimit të kriteriumeve teknike, e cila do t’i hapë rrugë hapjes së tenderit për projektimin.

Ky është takimi i dytë zyrtar i këtij grupi prej themelimit të tij, dhe përfaqësuesit e të dyja qeverive po punojnë me përkushtim të lartë për avancimin e procedurave. Projekti pritet të forcojë lidhjet ndërkufitare, të lehtësojë qarkullimin dhe të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe rajonal.

Kryeministri Kurti falënderoi anëtarët e grupit punues për bashkëpunimin dhe përkushtimin, duke konfirmuar mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për qytetarët e të dy vendeve.

Related

Previous Post

Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe turbullirës së ujit

Next Post

Tensionet në Lindjen e Mesme: A mund të ndihmojë Evropa në shmangien e një lufte mes Izraelit dhe Iranit?

Next Post
Tensionet në Lindjen e Mesme: A mund të ndihmojë Evropa në shmangien e një lufte mes Izraelit dhe Iranit?

Tensionet në Lindjen e Mesme: A mund të ndihmojë Evropa në shmangien e një lufte mes Izraelit dhe Iranit?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.