Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hapet Poliklinika Specialistike në Podujevë: 15 shërbime të reja për qytetarët, investim mbi 2.4 milionë euro

Qendra Info by Qendra Info
23/09/2025
in Lajme
0
Hapet Poliklinika Specialistike në Podujevë: 15 shërbime të reja për qytetarët, investim mbi 2.4 milionë euro
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, inauguruan sot shërbimet e reja në Poliklinikën Specialistike në Podujevë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e këtij investimi për qytetarët e Llapit, duke e cilësuar si një hap të madh drejt ofrimit të shërbimeve të specializuara më afër qytetarëve.

“Ky institucion shëndetësor tashmë është i gatshëm të ofrojë shërbime të specializuara për qytetarët, duke shmangur nevojën për udhëtime në Prishtinë për çdo vizitë specialistike”, tha Kurti, duke uruar shëndet e suksese për mjekët dhe pacientët.

Në Poliklinikë do të ofrohen 15 shërbime të reja, përfshirë:

  • Internistike: Kardiologji, Reumatologji, Endokrinologji, Hematologji, Gastroenterologji dhe Nefrologji;

  • Kirurgjike: Kirurgji Abdominale, Torakale, Urologji, Vaskulare dhe Ortopedi;

  • Gjinekologji, Pediatri, Pulmologji, Neurologji, si dhe shërbime të analizave laboratorike dhe radiologjisë.

Investimi kap vlerën prej 2.43 milionë eurosh, duke e bërë këtë poliklinikë një nga qendrat shëndetësore më moderne në rajon.

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm për qytetarët e Podujevës:

“Jam i lumtur që bashkëqytetarët tanë nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë për në Prishtinë për shërbimet specialistike. Falënderoj kryeministrin, ministrin dhe SHSKUK-un për mbështetjen.”

Muajin e kaluar, në të njëjtën poliklinikë u përurua edhe Reparti i Hemodializës, që për herë të parë ofron këtë shërbim në komunën e Podujevës.

Related

Previous Post

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave për huliganizëm dhe armëmbajtje pa leje

Next Post

Gjykata Supreme i jep të drejtë PZAP-it, refuzon ankesën e LVV-së kundër Listës Serbe

Next Post
Gjykata Supreme i jep të drejtë PZAP-it, refuzon ankesën e LVV-së kundër Listës Serbe

Gjykata Supreme i jep të drejtë PZAP-it, refuzon ankesën e LVV-së kundër Listës Serbe

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.