Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Harry Bajraktari lobon në SHBA për Presidencën e Kosovës, pavarësisht përkrahjes publike për Osmanin

Qendra Info by Qendra Info
23/02/2026
in Lajme
0
Harry Bajraktari i shkruan Trumpit për Gjykatën Speciale
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari po lobon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u bërë president i Kosovës, pavarësisht se javë më parë kishte shprehur publikisht përkrahje për një mandat të dytë të presidentes aktuale, Vjosa Osmani.

Sipas burimeve të ndryshme në Washington DC dhe New York, Bajraktari po zhvillon lobime me kongresistë amerikanë që merren me çështjet e Kosovës, mes tyre edhe kongresistin Richie Torres, me synimin që të konsiderohet si kandidat për postin e presidentit të vendit.

Gazetari Xhemajl Rexha raporton se Bajraktari shpreson që Lëvizja Vetëvendosje të mos e nominojë sërish Vjosa Osmanin për presidente dhe po përpiqet të prezantohet si një kandidat konsensual për këtë pozitë.

Bajraktari njihet për lidhje të afërta me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me vëllezërit Haradinaj, ndërsa ka raporte të mira edhe me individë nga parti të tjera politike.

Megjithatë, ai nuk u është përgjigjur kërkesave për koment lidhur me këto raportime.

Ironikisht, vetëm disa javë më parë Bajraktari kishte bërë thirrje publike që deputetët e Kuvendit të Kosovës, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, ta votojnë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Procesi për zgjedhjen e presidentit pritet të zhvillohet së shpejti, pasi kanë mbetur më pak se dy javë deri në afatin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar së fundmi se Vjosa Osmani nuk është kandidatja e tij për presidente.Burimi: Reporteri.net / “Interaktiv Talks”

Related

Previous Post

BE përballë SHBA-ve? Parlamenti Evropian shqyrton bllokimin e marrëveshjes “Turnberry”

Next Post

Kryeministri Kurti priti në takim Emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen

Next Post
Kryeministri Kurti priti në takim Emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen

Kryeministri Kurti priti në takim Emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.