Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hasani: Nuk vi më në Kuvend, le të vijnë kryetarët e partive

Valon Arifi by Valon Arifi
11/06/2025
in Lajme
0
Hasani: Nuk vi më në Kuvend, le të vijnë kryetarët e partive
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nait Hasani ka thënë se vazhdimi i pamasë i seancës konstituive e ka munduar atë dhe deputetët e tjerë, të cilët obligohen të udhëtojnë nga të gjitha rajonet e vendit për të dëgjuar një “frazë të njëjtë”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës tha se derisa nuk arrihet marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit, do të ishte më mirë për deputetët do të jetë të mos vijnë fare.

“Më mirë është të vijnë vetëm kryetarët e partive dhe të na përfaqësojnë. Cila është arsyeja me na mundu neve me ardhë këtu”, tha ai.

Hasani paralajmëroi mungesë që nga seanca e radhës.

“Unë për herë të fundit sot vi. 30-të herë, në libër të Guiness-it jemi”, u shpreh i zemëruar Hasani.

I pyetur për takimet e tij me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Arben Vitija, ai tha se nuk e ka problem të takojë deputetë të partisë fituese. Tha se është gjë normale, e cila nuk lidhet me qëndrimin e tij politik.

“Ne jemi familjarë me z. Selimi. Me Shqipen njihemi që herët. Cila është arsyeja? Mos me bisedu unë me Shqipen. Ne nuk jemi armiq mes veti, ne jemi vetëm kundërshtarë politik. Takohem edhe me Albinin, edhe me Glaukun, takohem edhe me Shqipen, edhe me Albulenën. Nuk e kam atë ngarkesë. Problemi është te kryetarët e partive, partia e parë është ajo që e hap mundësinë. Unë e kam bërë publike qëndrimin tim: po, jam për zgjidhje”, tha ai.

Sipas Hasanit, faji është i partisë fituese dhe kryetarit të saj, Albin Kurtit.

“Ai duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë, është parti e parë por nuk i ka fituar zgjedhjet”, tha ai.

Related

Previous Post

Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi

Next Post

Disa veteranë të UÇK-së vendosin posterë për liderët e UÇK-së në derën e Kuvendit

Next Post
Disa veteranë të UÇK-së vendosin posterë për liderët e UÇK-së në derën e Kuvendit

Disa veteranë të UÇK-së vendosin posterë për liderët e UÇK-së në derën e Kuvendit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.