Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka përmbyllur fjalimin e tij para trupit gjykues. Ai ka thënë se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm. Fjalimin e tij e ka nisur me urimet për gjithë shqiptarët, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Pas gati tre vitesh proces gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar deklaratën e tij përmbyllëse, duke mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria dhe duke u shpallur i pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.
Thaçi e nisi deklaratën duke uruar qytetarët e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë, ndërsa shprehu gjithashtu keqardhje për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.
Në fjalën e tij, ai kujtoi periudhën kur ishte student në Zvicër, duke theksuar se nuk kishte plane për marrjen e pushtetit. Sipas tij, planet për dhunë dhe gjenocid në Kosovë u hartuan nga regjimi i Slobodan Millosheviqit, i cili, siç tha Thaçi, e kishte dënuar atë në mungesë, njësoj si edhe liderë të tjerë botërorë.
“Duke parë masakrat ndaj popullit tim në Kosovë, vendosa të kthehesha në vendlindje. Bëra atë që do të bënte secili prej nesh. Jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë për veprimin e bërë”, deklaroi ai.
Thaçi theksoi se, sipas tij, ekziston vetëm një e vërtetë e përjetshme: kundërshtari i tij ishte vetëm regjimi i Slobodan Millosheviqit. Ai shtoi se kthimi i tij në Kosovë nuk kishte si qëllim pushtetin, por luftën për liri dhe paqe.
“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, tha Thaçi.
“Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morbide ishte Sllobodan Millosheviqi.
“Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë”, shtoi Thaçi.
Thaçi tha se i vetmi, ama bash i vetmi kundërshtar ishte Sllobodan Millosheviqi.
“Është e rëndë të dëgjojë ketë akuzë. Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time e lërë më të ushtrojë kontroll. Unë u ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri”, potencoi ai.
Kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të Sobodan Millosheviqit

