Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Haxhi Avdyli i ashpër me Donika Gërvallën: Nuk patët guxim ta thoni as edhe një fjalë për presidenten Osmani

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
17/03/2026
in Category
0
Haxhi Avdyli i ashpër me Donika Gërvallën: Nuk patët guxim ta thoni as edhe një fjalë për presidenten Osmani
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Haxhi Avdyli i ka reaguar ashpër ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Në një postim të gjatë, Avdyli ka shkruar se Gërvalla nuk ka guxuar ta thotë asnjë fjalë për Vjosa Osmanin.

Postimi:

SQARIM PUBLIK

Për Donika Gërvalla-Schwarz e cila akoma nuk arriti të lexoi drejt aktin e dorëheqjes time nga funksionet në Guxo. Dhe pse kjo dorëheqje nuk është pengesë të jem pjesë e grupit parlamentar të #vetevendosje deri në përfundim të mandatit.

– Në Kuvendin e Kosovës, nuk ka grup VV- Guxo-A, por ka vetëm grup parlamentar të Vetëvendosjes.

– Nga 7 deputetë të Guxo vetëm dy ishim me funksione partiake e anëtar të forumeve partiake, të tjerët në asnjë forum nuk janë anëtar por kjo si ndalon të jenë deputet te grupit parlamentar te VV-së

-Në grupin parlamentar të VV-së janë së paku 3 deputetë që njoh, qe kurrë skanë pasë librezë partie VV apo Guxo e pas zgjedhjes deputet, e akoma nuk kam dëgjuar të jenë anëtarësuar ne asnjë parti.

Në pranverën e turbulencave të mëdha politike, të vitit 2020, kur bashkë me Vjosa Osmani , votuam kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 e më pastaj as nuk votuam Qeverinë Hoti, ne vazhduam formalisht te jemi pjese e grupit parlamentar te LDK-në deri në zgjedhjet e vitit 2021.

Për pasojë e këtyre përplasjeve të mëdha politike lindi projekti politik #Guxo, ku themeluese e ideatore i saj ishte Vjosa Osmani, e cila me bashkimin politik me Vetëvendosjen, sollën ndryshimin e madh të 14 shkurtit.

Edhe pse veq dy orë para mbylljes se listave per deputet, ju u bashkuat kësaj liste të referendumit, unë e vlerësoj kontributin tuaj për këtë kapitull te ri politik që ndodhi në Kosovë .

– Përkunder këtyre sqarimeve, mjafton një SMS nga Kryetarja e grupit parlamentar Arbërie Nagavci, apo nga sekretariati, që jam i padëshiruar në takimet e grupit parlamentar, sepse sqenkam më nënkryetar në parti, e funksione tjera ne Guxo, atëherë unë nuk marr pjesë as në mbledhje as aktivitete tjera në të cilin më kanë deleguar qytetarët.

Kjo sbesoj që do ndodh, por supozojmë që ju do ndërhyni e të ndodh, unë prapë se prapë nuk do tentoj që me forcë te futem brenda ne takime si i paftuar.

E më pak të bëj skena si ju, kur para më shumë se 10 vite, tentove me forcë merrje pjesë në takim te KP te LDK-së ku as nuk ishit anëtar, as nuk kishit ftesë, as drejtë pjesemarrjeje. Dhe për ironi e fatit ishte e vetmja Vjosa Osmani atëbotë, që solidarizua me ju deri ne kacafytje.

Përkundër ketij solidarizimi të atëhershëm, dhe insistimit të saj shumë mujor në vitin 2021 për aktivizimin tuaj në politikë, gjatë intervistës se mbrëmshme, nuk patët guximin ta thoni së paku një fjalë solidarizimi apo dënim të fjalorit të shpifjeve më të ulëta, e konsipiracioneve më të çmendura, deri te kërcënimet me jetë.

Të gjitha këto të pasuara pas shprehjes së vullnetit legjitim edhe për nja mandat si Presidente e per vazhdimin e punëve të mira për shtetin e Kosovës, për të cilat publikisht jeni shpreh edhe ju që ishin të tilla.

#GUXO lindi nga guximi jo vetëm për ballafaqim me keqqeverisjen, por edhe në ringritje për dinjitet e kunder shpifjeve e padrejtësive.

Sot me dashje apo pa dashje ky projekt politik po shkon drejt zhdukjes, ku ska më as kryesi as këshill të përgjithshëm me kuorum.

Kjo situatë ka ardhur jo në mënyrë impulsive, por përmes injorimit, mbyllje e të zyreve, nënçmimit, ikjes nga diskutimet me aktivistë e veprimtarë shumë të devotshëm që një nga një, po ikin, shumë nga ta në heshtje.

Por jam i bindur se ideja e Guxo do jeton shumë gjatë edhe se vetë angazhimi ynë në politikë.

Sepse kjo ide lindi jo vetëm nga përplasjet politike e karrieriste por nga nevoja per ndryshim, e për kauzën për Kosovën më të mirë, të drejtë e me mundësi të barabarta për të gjithë.

Të gjithë përkrahësve pro et kontra, ju siguroj që unë jam po i njëjti, dhe qëndroj në të gjitha deklaratat e kauzat e mëhershme. Shqetësimet më shumicën nga ju i kemi të njëjta, por këndvështrimet ngapak mund ti i kemi të ndryshme, për shkak se edhe informatat nuk i kemi të njejta.

Për fund, një falenderim për ftesat e shumta për intervista në TV që kam marr.

Të nderuar gazetarë po kërkoj mirëkuptimin tuaj, për mospjesëmarrje në intervista e debate edhe për një kohë.

Related

Previous Post

SHBA-të do të përballen me një Vietnam tjetër” nëse dërgojnë ushtarë në terren – paralajmëron zëvendësministri i Jashtëm i Iranit

Next Post

Sekuestrohen mbi 2 mijë palë syze dielli, Dogana jep detajet

Next Post
Sekuestrohen mbi 2 mijë palë syze dielli, Dogana jep detajet

Sekuestrohen mbi 2 mijë palë syze dielli, Dogana jep detajet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.